Greqia kërkon të punësojë shqiptarët në arat e veta. Rama bllokon fermerët të mbjellin tokat e tyre

472
Sigal

Nga Avokati Altin Goxhaj

Ministria e bujqësisë së Greqisë plan për të marrë emigrantë shqiptarë për të punuar arat e greqisë, Edi Rama bllokon fermerët shqiptarë të mbjellin tokat e tyre! Kriza e urisë në prag! Sepse ky ka qenë plani.Nuk ka asnjë plan apo punë të Qeverisw për të shpëtuar jetën e shqiptarëve, pasurinë dhe punën e tyre nga kriza e coronavirusit! Thjesht Rama me bandën e Soros majtas-djathtas po mbyllin fazën e fundit të Axhendës Soros për rrënimin, falimentimin dhe shpopullimin e Shqipërisë! Plani i vetëm është rrënimi dhe falimentimi i plotë ekonomik i shqiptarëve, skllavërimi i plotë i tyre duke i lypur Qeverisë gavetën e groshës! Shihni çfarë ndodh këndej dhe andej kufirit! Qeveritë në Greqi, Maqedoni, Kosovë dhe Mal të Zi po bëjnë çmos ti kërkojnë fermerëve të punojnë tokën, madje shteti grek po hap dzert për emigrantë shqiptarë për të punuar në bujqësinë greke ndërsa qeveria shqiptare nuk i lë fermerët të punojnë tokën, nuk u lejon liri përdorimi të mjeteve për furnizimin e bujqësisë dhe blektorisë me inpute dhe as për transportimin e produkteve në tregje. Ndërkohë po krijohen monopole të bizneseve të pushtetit për të kapur tregjet ushqimore dhe duke rritur artificialisht çmimet ndërkohë që fermerët po i hedhin prodhimet e të kanale!

Qeveria po synon rrënimin final të bujqësisë dhe të na dënojë me uri duke mos i lejuar fermerët të mbjellin tokën “që të mos përhapin virusin! Nga ana tjetër fasonët dhe call centerat punojnë në kapacitet të plotë ku punonjësit që jetojnë në qendra të mbipopulluara urbane janë më afër se 1 m larg njëri-tjetrit se atje virusi nuk bën dëm! Veç në ara dhe stalla ku ndodhet fermeri dhe veç familja e tij përhapet virusi! Qartas ky ka qenë plani që në fillim! Pandeminë e stimuloi qeveria në 2 faza, në të parën me kufij të hapur që të hiqte liçensën për përhapje paniku dhe fazën e dytë ku fermerët nuk lejoheshin të punonin arat, qytetarët dilnin me orare të ngjeshura që të krijoheshin sa më shumë radha kudo ndërkohë që fasonët dhe call centerat punojnë ngjesh me njëri tjetrin. Sa më shumë të përhapet virusi dhe ekonomia të rrënohet, aq më e thjeshtë bëhet vendosja e Diktaturës dhe skllavërimi i shqiptarëve pa punë pa para që do të mbajnë radha me gavetë groshe me shpresë se Padroni i tyre ne Surrel do të ketë mëshirë për ta dhe jo mëri! #JoDiktatures #JoRrenimit #JoSkllaverimit #JoUrise