Greqi, dita e dytë e takimit Bushati – Kotzias, pritet një konferencë shtypi

545
Sot zhvillohet tryeza e dytë mes ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek, Nikos Kotzias dhe në përfundim të diskutimeve të ditës së sotme do të mbahet edhe një konferencë, njofton Report.tv. Përballë gazetarëve, ministrat Bushati dhe Kotzias do të zbulojnë detajet e takimit dyditor dhe dakortësitë midis tyre për problematikat e shtruara në axhendë.
Vetë ministri Bushati më parë ka bërë të ditur se këto takime do të vijojnë edhe në muajt në vazhdim. Ndërkohë, ditën e djeshme dy homologët kanë zhvilluar bisedime për 12 orë rresht. Temat kryesore të bisedimeve dy palëshe greko­shqiptare janë rishikimi i Marrëveshjes së Kufirit Detar e 2009, Ligji i Luftës, situata e minoritetit grek në Shqipëri, varrezat e ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri gjatë luftës italo­greke.
Çështja Çame është një pikë tjetër e rëndësishme e agjendës së bisedimeve midis Bushatit e Kotsias. Dy delegacionet janë akomoduar në një hotel në zonën lindore të qytetit Iraklio të Kretës, ku po zhvillohen bisedimet.
Sigal