Dy shoferë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë janë vënë në pranga nga policia greke, pasi janë kapur duke transportuar libra në gjuhën shqipe. Altin Tafa dhe Agim Asllani janë ndaluar nga policia e Janinës, dhe gjatë kontrollit në makinën e tyre u janë gjetur abetare e libra shqip, në përmbajtjen e të cilëve ishte edhe harta e Shqipërisë së Madhe.



















