Gramoz Ruçi takohet në Berlin me Presidentin e Bundestagut

536
Sigal

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u prit në Bundestang nga Presidenti i tij në Gjermani Wolfgang Schaubl. Kryetari Ruçi e vlerësoi atë si “një mik të madh të Shqipërisë” dhe i shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e Bundestag-ut, qeverisë, Kancelares Merkel dhe atij personalisht, në kuadër të vendimit të Këshillit Evropian për rekomandimin për çeljen e negociatave në qershor 2019. “.Çelja e negociatave të anëtarësimit është beteja jonë kryesore këtë gjashtëmujor dhe Kuvendi, qeveria, institucionet dhe qytetarët shqiptarë janë unanimisht në mbështetje të këtij procesi. Mbështetja e Gjermanisë për integrimin evropian të Shqipërisë është shumë më tepër se mbështetja e një vendi anëtar të BE-së. Prandaj ne po punojmë që të realizojmë këtë qëllim strategjik kombëtar, duke e merituar mbështetjen e Gjermanisë me avancimin e agjendës integruese dhe realizimin e objektivave në të gjitha prioritetet”,- u shpreh në takim Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.