Grabitje e ligjëruar  e pasurive kombëtare

174
Sigal

Av. Kujtim Cakrani/ Ligji për investitorët strategjik është klientelist, po pastrojnë paratë e 9 viteve korrupsion. 30 investitorët strategjikë janë të gjithë të lidhur me qeverinë. Gjendemi përballë një situate mafioze që cënon  liritë themelore të pronës private. Kjo është afera më e madhe pas asaj të incveneratorëve ,SPAK duhet të hetojë

 

 SPAK duhet të hetojë, kjo është afera më e madhe pas asaj të incveneratorëve

 Nëse një shoqëri ka një emër, mbiemër, NIPT ka një aktivitet financiar ka dhe një aktivitet tjetër shoqëror nuk ka pse të mbahet sekret.

 

 

Cenimi i pronës private është një çështje që tashmë prej vitesh në Shqipëri ka sjëllë jo pak konflikte. Por tashmë kjo problematikë është transformuar në një formë të re. tashmë qeveria është ajo që e merr pronën private nga qytetarët dhe ua jep investitorëve strategjikë. Ku në të shumtën e rasteve këta investitorë strategjikë nuk kanë asgjë të përbashkët me investimet e as strategjinë. Por për të folur për këtë çështje në mënyrë më te detajuar kemi pyetur juristin dhe avokatin Kujtim Cakrani.

Për çfarë bëhet fjalë konkretisht kur flasim për ligjin për investitorët strategjikë?

Cakrani: Bëhet fjalë për një kërkesë të opozitës, që i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë për të ngritur një komision hetimor për të verifikuar të gjithë personat dhe shoqëritë që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik nga qeveria shqiptare nga viti 2016 deri 2022. Në këto kushte duke patur parasysh faktin që ka sot në Shqipëri ka një problematikë të veçantë me personat dhe shoqëritë që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik në toka kryesisht në bregdet, kjo është kthyer në një problem jo vetëm për politikën, por edhe për qytetarët. Pasi këto janë toka me pronarë dhe këtyre pronarëve nuk u është kthyer prona. Ndërsa qeveria ka vendosur që këto toka tua japë klientëve të saj duke i cilësuar si investitorë strategjikë. Por dua të ndalem për qytetarët te ligji për investimet strategjike, ky ligj është miratuar në vitin 2015 nga qeveria shqiptare. Ndër të tjera ky ligj ka disa pika për investitorët strategjikë. Ky ligj në atë periudhë u kundërshtua nga pronarët shqiptarë pasi cenonte rëndë nenin 41 dhe 42 të Kushtetutës. Pra cenon rëndë pronën private që është e sanksionuar në Kushtetutë dhe në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.  Dhe në këtë kushte qeveria nuk i mori parasysh pronarët dhe ligji u miratua, sot pas 7 vitesh vërtetohet që ky ligj është klientelist duke pasur parasysh shoqëritë dhe personat konkret që kanë përfituar nga ky ligj. Sot gjendemi përballë një situate krejt anormale deri në mafioze sepse ky është një problem shumë i madh sa i përket të drejtave dhe të lirive hemelore siç është prona private. Unë vazhdoj ta them sa pas inceneratorëve ky skandali më i madh i qeverisë. Fakti që mazhoranca nuk e miraton një komision hetimor duke gjetur artifica ligjore e kushtetuese madje duke arritur deri të dalin të dhënat personale të qytetarëve kjo e cenon rëndë jo vetëm parlamentarizmin, por vërteton edhe një herë që tashmë Shqipëria nuk ka më një Kushtetutë, nuk ka më ligje, nuk ka parlament dhe është zyrtarisht në diktaturë. Ndoshta është një fjalë shumë e rëndë e askush nuk do ta dëgjojë, por përderisa fshihen të dhënat e shoqërive a personave që marrin tokat publike ose favorizohen me toka publike, do të thotë që diçka fshihet. Dhe fakti që mazhoranca nuk e pranojnë ngritjen e një komisioni, kjo e vërteton këtë fakt.

 Çuditërisht 30 investitorë strategjikë që janë sot dhe 11 në proces aplikimi janë të gjithë të lidhur me qeverinë dhe janë njerëz që janë të lidhur me qeverinë shqiptare mes tyre një ministër e një zëvendës ministër.

Argumenti që jep mazhoranca për  rrëzimin e kërkesës e rrjedhimisht mosngritjen e një komisioni të tillë është se cenohet privatësia e organeve të tjera ligjzbatuese, sa qëndron ky si argument?

Dua ta shpjegoj si avoat, këto janë një shoqëri që kanë një kapital, kanë një NIPT dhe kanë edhe një CV si shoqëri. Të dhënat personale të cilat i referohej kreu i Grupit Parlametar të PS, Taulant Balla është shumë e turpshme për një jurist dhe për një parlament që të diskutojë se po mbron të dhënat personale. Të dhënat personale dhe ato që mbrohen me ligj të veçantë janë të dhëna që kanë lidhje me gjendjen shëndetësore, me gjendjen gjyqësore dhe të dhënat sensitve që kanë të bëjnë me shenjat e gishtave apo me disa të dhëna të tëra që janë dytësore sa i përket kësaj. Nëse një shoqëri ka një emër, mbiemër, NIPT ka një aktivitet financiar ka dhe një aktivitet tjetër shoqëror nuk ka pse të mbahet sekret. Dua të sjell një shembull, në zonën e Karavastasë qeveria shqiptare ka miratuar 5 shoqëri si investitorë strategjikë, dhe unë po i përmend me emër: ‘Karavasta Solar’ është hapur si shoqëri në vitin 2020 me kapital 100 mijë euro. Që i thonë rreth 12 milionë lekë të vjetëra dhe në këtë kompani janë disa emra që nuk kanë lidhje fare janë disa emra latinë, ndërsa mëma e kësaj shoqërie gjendet në Holandë dhe të gjitha shoqëritë të cilat kanë hapur probleme në Shqipëri qoftë edhe me taksat e shqiptarëve qoftë edhe me fondet publike e kanë mëmn e tyre në Holandë, ashtu si edhe ato të inceneratorëve. Shoqëria ‘Karavasta Solar’ nga informacionet që unë kam mbledhur është një ministër dhe një zëvendësministër brenda që u kanë dhënë jo pak, por 200 hektarë tokë për të kryer një investim me panele diellore që mund të shkojë deri në 100 milionë euro investimi. Pra një shoqëri me kapital 100 mijë euro do të investojë 100 milinë euro që do të thotë që kjo është një skemë e pastër mafioze korruptive. Qeveria shqiptare ka dhënë 300 hektarë të tjera një shoqërie që quhet ‘Farm Albania’. Kjo shoqëri është hapur 1 muaj para se qeveria shqiptare ti jepte 300 hektarë tokë duke i dhënë edhe statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar panele diellore në Karavasta. Një tjetër shoqëri që ka marrë 100 hektarë është ‘Iliria Group’ e cila do të ivestonte në fushën e bujqësisë, ka mbjellë atje disa parcela me shegë dhe quhet investitor strategjik. ‘Voltalia’ është një tjetër shoqëri gjoja është franceze, por edhe kjo është me qendër në Holandë. Të gjitha këto shoqëri kanë përfituar statusin e investitorit strategjik dhe janë krijuar vetëm një muaj më parë se të përfitonin këtë status nga qeveria shqiptare. Dhe kanë hapur NIPT në Shqipëri një muaj para se të ishin investitotrë strategjikë. Këto shoqëri kanë përfituar statusin e investitorit strategjik me kapitale shumë modeste 50, 30 e 40 milioë lekë. Ndërsa ligji për investitorët strategjikë në çdo fushë investimi ka të përcaktuara qartë kuotat që duhet të ketë shoqëria si rezervat e saj në bankë, kapitalin e saj. Që një shoqëri të jetë investitor strategjik në bujqësi duhet të ketë kapital 3 milionë euro, dhe duhet të punësojë banorët e zonës, është një detyrim në ligj pavarësisht se ligji është bërë nga kjo mazhorancë dhe është bërë kastile nga kjo mazhorancë dhe janë favorizuar të gjithë njerëzit e saj. Pasi çuditërisht 30 investitorë strategjikë që janë sot dhe 11 në proces aplikimi janë të gjithë të lidhur me qeverinë dhe janë njerëz që janë të lidhur me qeverinë shqiptare. Pra çuditërisht janë të gjithë të lidhur me qeverinë, ndaj duhet me patjetër të ngrihet një komision hetimor. Dhe nëse do të ketë një komision hetimor aty do të dëgjoni skandale dhe do shikoni klane mafioze dhe organizata që po pastrojnë paratë me emrin investitorë strategjikë.

 Gjendemi përballë një situate krejt anormale deri në mafioze sepse ky është një problem shumë i madh sa i përket të drejtave dhe të lirive hemelore siç është prona private.

Ju i sillni me emra kompanitë që janë shpallur investitorë strategjikë, pra këto të dhëna nuk janë sensitive dhe duhen mbajtur të fshehta?

Këto të dhëna janë marrë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Unë nuk e kuptoj çdo të thotë të dhëna sensitive për një shoqëri që është publike, kjo është absurde. Nuk ka logjikë jurdike të thuhet nga një jurist, nga kreu i Grupit Parlamentar dhe thotë janë të dhëna sensitive të dhënat e shoqërisë. Të dhënat sensitive janë të dhënat personale. Është absurde të thuassh se nuk do të shikoj kush janë investitorët që si qeveri u ke dhënë qindra hektarë tokë, se janë tokë publike janë të qytetarëve nuk janë tokat e Edi Ramës. Tokat janë të pronarëve, ndërsa qeveria u ka dalë garant se tokat nuk do ua japë pronarëve, por disa banditëve. Ata janë banditë sepse nëse unë jam një investitor nuk shkoj kurrë te qeveria për të marrë tokë, shkoj te pronari i ligjshëm. Të gjithë paratë e korrupsionit që janë bërë në këto 9 vite duan ti pastrojnë me anë të investitorëve strategjikë dhe kjo meriton një hetim nga SPAK. Dhe unë e them, se kam gati një kallëzim në SPAK për dy shoqëri që kanë cenuar në Karavasta tokën time. Sepse jam një nga pronarët  që qeveria në mënyrë mafioze më ka shkelur në të drejtën time të pronës. Duket që në këto kushte them që duhen patjetër hetime nga SPAK për burimet e të ardhurave nga këto shoqëri, ku fshihen këto shoqëri dhe përse i kanë mëmat në Holandë dhe në vende të tjera në parajsa fiskale. Asnjë shoqëri nuk është shqiptare që të ketë një kapital të ndërtuara në kohë, janë të gjitha të regjistruara pasi janë regjistruar në parajsa fiskale si shoqëri mëmë.

Mendoni se një komision hetimor mund të zgjidhte këtë çështje?

Nga komisioni hetimor nuk pres zgjidhje, sepse komisionet hetimore bëhen për t’i vënë kapakun gjërave, unë zgjidhjen e pres nga organet ligjzbatuese që duhet të hetojnë patejtër të gjithë këta persona. Sepse është një shprehje, që pas një pasurie të madhe fshihet një krim i madh. Pas këtyre personave fshihen persona të tjerë, deri tani për dy shoqëri në zonën e karavastasë që kanë marrë statusin e investitorit strategjik janë një ministër e një zëvendës ministër që deri tani unë i kam zbuluar dhe pas kallëzimit penal do të publikoj edhe emrat. Deri tani unë kam kontratat kam kapitalet e tyre fillestare sa ata kanë, kam edhe dokumentacionin përkatës që ajo tokë nuk është e shtetit por e pronarit dhe shteti e ka marrë në mënyrë mafioze përmes një ligji mafioz.

Mendoni se SPAK do të reagojë për këtë çështje?

Nëse hetohet administrohen të gjitha dokumentet sepse Prokuroria është i vetmi organ hetimor dhe ajo duhet patjetër të administrojë nga Kryeministria këtë dosje dhe të hetojë këto persona që janë bërë investitorë strategjikë, pasuritë e tyre. SPAK duhet ti pyesë të gjithë nga Kryeministri, ministrat zëvendësministrat dhe të gjithë personat përgjegjës që kanë dhënë statuset e investitorit strategjik dhe kjo do të ishte afera më e madhe korruptive në këtë vend pas inceneratorëve. Kjo do të merret parasysh se nuk ka ku të shkojë, sepse nuk mund të thotë një shoqëri do investojë 40 milionë euro kur kapital fillestar ka 100 mijë euro, që këtu nis dhe e kupton se ka diçka që duhet zbardhur, këtu po pastrohen para. Di që personat që fshihen pas këtyre janë anonimë. Nuk ka asnjë emër që të jetë i dëgjuar janë të gjithë persona anonim që kanë hapur një shoqëri fantazëm. Personat që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik askush nuk ka investuar më parë, dhe çfarë bëjnë, i shesin licensat vetëm me qëllim për të pastruar pratë e korrupsionit.

A mendoni se opozita duhet të vijojë të insistojë për këtë çështje?

Mua më kanë kontatktuar disa deputetë të PD, që pas denoncimeve të para. Unë e parashikoja që kur nuk u godit nga mazhoranca e atëerëshme në Gjykatën Kushtetuese, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese nuk kishim atëherë pasi Kushtetuesja dhe Gjykata e Lartë ishin shkatërruar. Por isha i bindur që ky ligj, famëkeq kriminal siç ishte ligji për investitorët strategjik ishte ligj me porosi. Në parlamentin shqiptar janë bërë dhe  vijon të bëhen ligje me porosi për të pastruar parët. Pasi nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të pastruar paratë se sa nën kuadrin e hijen e investitorit strategjik.