Grabitje 3 mln USD / Inspektimi Financiar kap në aferë Llatjan, kryebashkiakun e Elbasanit kur mbante postin e drejtorit juridik në AKBN

254
Sigal

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja është gjetur si përgjegjësi kryesor në një prej aferave më serioze në sektorin e hidrokarbureve, sipas një inspektimi financiar të siguruar.

Në vitin 2017 Gledjan Llatja mbante postin e drejtorit juridik në AKBN, ai u caktua në krye të një komisioni që do të bënte marrjen në dorëzim të aseteve dhe pasurive të koncensionarit “Transatlantic/GBC OIL” i cili u shtetëzua asokohe.Raporti i inspektimit financiar i hartuar këtë muaj (17 Dhjetor 2021), ka zbuluar se Gledian Llatja dhe grupi i tij i punës në fakt kanë bërë një gafë e cila i ka shkaktuar shtetit shqiptar humbjen e çështjes me “GBC OIL” në arbitrazh.Në kundërshtim me të gjitha rregullat ligjore, Llatja ka marrë me procesverbal në dorëzim asetet nga një person që nuk kishte asnjë tagër për dorëzimin e tyre. Praktikisht grupi i udhëhequr nga Llatja i ka zhvatur asetet, pasi nga ana e koncesionarit GBC OIL nuk ka pasur asnjë person të autorizuar për dorëzimin e tyre me inventar.

Ky aksion është përdorur nga koncensionari GBC OIL në arbitrazh duke pretenduar grabitjen arbitrare të aseteve dhe përvetësimin e paligjshëm të sasive hidrokarbure që ndodheshin në magazinat e dekantimit të GBC OIL. Koncensionari ka pretenduar se Albpetrol dhe grupi i punës i udhëhequr nga Gledian Llatja kanë kryer në bashkëpunim grabitjen e një sasie hidrokarburesh ekuivalent i afro 3 milionë dollarëve.

Prapavija e auditit

Raporti i Inspektimit Financiar është hartuar nga Ministria e Financave, drejtoria e inspektimit pritet të çojë në prokurori konkluzionet e raportit në muajin janar 2022.

Para se të zgjidhej kryetar i Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja ka punuar si drejtor juridik në AKBN, Gledjan Llatja është një investim direkt i ministrit tw transportit dhe infrastrukturws dhe goditja e tij nëpërmjet këtij raporti inspektimi mund të jetë e mbështetur nga klanet rivale në Partinë Socialiste.

Një burim konfidencial  tha  se raporti i inspektimit është hartuar nën kujdesin e zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Ky i fundit është përfshirë në një luftë të ashpër konjukturale me Gjiknurin, zanafilla e konfliktit dyshohet se ka qenë përplasja e interesave për biznesin e inceneratorëve.Ahmetaj nga ana tjetër është nën presion pasi ka informacione se ndaj tij dhe janë duke u kryer hetime nga autoritetet italiane. / Hashtag.al