Grabitja ne Prokurorinë e Durrësit, arrestohen dy të dyshuar

521
Sigal

Pas Vjedhjes në Prokurorinë e Durrësit bëhet e ditur se janë arrestuar dy përsona si të dyshuar për këtë ngjarje të rendë të ndodhur në qytetin bregdetar. Një ditë më parë u konstatua vjedhje në institucionin e akuzës ku ishin marrë dosje dhe kompjuteri i nje prokurori si dhe ishte ndërhyrë në serverat për të zhdukur pamjet filmike.

Ndalimi i dy përsonave është bërë pas hetimit të nisur nga prokuroria për këtë ngjarje të rëndë. Ndërkohë burime nga prokuroria bëjnë të ditur se autorët e dyshuar janë duke u marrë në pyetje.

Grabitësit kanë hyrë me forcë gjatë natës se kaluar në Prokurorinë e Durrësit në zyrën e prokurorit Afrim Shehu, që po hetonte dosjet e korrupsionit të zyrtarëve për tjetërsimin e pronave në Ishëm.  Paraprakisht është vërejtur se janë synuar në mënyrë specifike, dosjet e disa zyrtarëve që po hetohen për shpërdorim detyre.