“Gra për lindje deri tre vetë në një krevat”, Mirela Karabina bën thirrjen: Organet kompetente te verifikojnë situatën.

304
Sigal

Me anë të një postimi të publikuar në rrjetet sociale, Mirela Karabina tregon se situata tek Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” është shumë e rëndë. Ajo u bën thirrje organeve kompetente që të bëjnë verifikimin e situatës.

“Më thonë që tek Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” është situatë tejet e rëndë, gra për lindje deri tre vetë në një krevat, virusi nëpër këmbë dhe eskavatori në anën tjetër.”,- shprehet ajo në postimin e saj.

Postimi i saj i plotë:

Apel per ndihmë!
Me thonë që tek Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” është situatë tejet e rëndë, gra për lindje deri tre vetë në një krevat, virusi nëpër këmbë dhe eskavatori në anën tjetër.
Cfarë po ndodh?!
Media të shkojnë të verifkojnë situatën.
Avokati i Popullit të dërgojë komisionerë.
Organet kompetente te verifikojnë situatën.
Janë klithmat e nënave që sjellin jetë!