Gjykata Kushtetuese “rrëzon” KLD: Çefa-Lelçaj nuk rikthehen në detyrë

479
Sigal

TIRANE – Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për rikthimin në detyrë të anëtarëve të KLD të zgjedhur nga Kuvendi, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj.
 
Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sqaron se ka marrë në shqyrtim çështjen në fjalë dhe më pas ka vendosur rrëzimin e kësaj kërkese.

Keshilli i Larte i Drejtesise kerkoi shfuqizimin e vendimit te Kuvendit per shkarktimin e nenkryetarit te KLD-se Elvis Cefa dhe anetarit Lulzim Lelcaj. Kuvendi i Shqiperise shkarkoi Lelcajn dhe Cefen ne seancen e 10 tetorit te vitit 2014.

Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet: “Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, me vendimin e datës 11.02.2015, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, Gjykata Kushtetuese, vendosi rrëzimin e kërkesës.

Më poshtë kërkesa e KLD për shkarkimin e Cefës dhe Lelçajt
 
Kërkues: Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

ObjektZgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave përmes: – Shfuqizimit të vendimit nr.70/2014 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për ngritjen e Komisionit Hetimor, për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të zgjedhur nga Kuvendi, z. Elvis Çefa dhe z. Lulzim Lelçaj”; Shfuqizimit të vendimit të datës 23.10.2014 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për miratimin e Raportit të Komisionit Hetimor të ngritur me vendimin nr.70/2014 “Për hetimin e kërkesës së një grupi deputetësh për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së të zgjedhur nga Kuvendi””; Shfuqizimit të vendimit të datës 23.10.2014 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për shkarkimin nga detyra të anëtarit të KLD-së të zgjedhur nga Kuvendi, z. Elvis Çefa”; Shfuqizimit të vendimit të datës 23.10.2014 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për shkarkimin nga detyra të anëtarit të KLD-së të zgjedhur nga Kuvendi, z. Lulzim Lelçaj”; 
– Pezullimin e zbatimit të vendimit nr.70/2014 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe të tre vendimeve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të datës 23.10.2014, të kundërshtuara për konflikt kompetencash kushtetuese, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë kërkesë.