Gjykata e SPAK i kthen kompleksin luksoz, gazetari: Altin Hajri bëri fushatë për Edi Ramën

668
Sigal

Altin Hajri edhe pse ishte në kërkim, ka bërë fushatë për Edi Ramën në Shijak.

Deklarata është bërë nga gazetari Artan Hoxha, i cili ka komentuar sot vendimin e Gjykatës së Posaçme të Antikorrupsionit, që vendosi të mos sekuestrojë kompleksin luksoz ‘Golden Resort’, Altin Hajrit.

Sipas Hoxhës, ky është fundi i lumtur i përrallës me emër OFL që veç sa legalizoi pasuritë e krimit.

Reagimi i plotë i gazetarit Artan Hoxha:

Fundi ‘i lumtur’ i një përralle, me OFL!!!

E mbani mend OFL-në (Operacioni Forca e Ligjit) e famshme, që nisi një vit para zgjedhjeve, për ta pastruar qeverinë Rama nga akuza më e rëndë, implikimi i saj me krimin e organizuar??!!

E kujtoni ku nisi ky mega-operacion i propaganduar, me bujë nga qeveria Rama?!

E dini ku u shfaq për herë të parë ajo policja bionde me syze dielli të errëta?!!

E mbani mend se një nga akuzat kryesore, që i bëhej presidentit nga qeveria, ishte miqësia e tij me personazhe të botës se krimit, subjekt i OFL-se, pikërisht me vëllezërit Hajri?!!

Ju kujtohet që në zgjedhjet e 2017-ës një nga mbështetësit kryesor dhe financues të LSI-së në zonën e Shijakut, ishin vëllezërit Hajri?!!

E pra, gjithçka nisi tek dera e bukur e kompleksit luksoz Golden, të familjes Hajri në Shijak.

Tashmë OFL-ja e arriti qëllimin, e pastroi imazhin e qeverisë para ndërkombëtarëve, se lidhjet me krimin e organizuar janë vetëm nje fake neës i medias dhe i kundërshtarëve politike.

Ndërkohë zgjedhjet e 25 prillit u fituan me sukses.

Epo tani, bëjini naftën OFL-së, se nuk i duhet më askujt…

Kompleksi Hajri, ku u pa i filmuar për herë të fundit Jan Prenga dhe nga ku u zhduk për të mos u gjetur kurrë kufoma e tij, tashmë rezulton me vendim gjykate, se është ndërtuar me burime financiare të ligjshme…

Kot sa për kuriozitet, po ju bej një pyetje: A e dini, për kë force politike bëri fushate në zgjedhjet e 25 prillit Altin Hajri, pavarësisht se, vazhdonte të ishte në kërkim për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e kufomës, së Jan Prenges???!!!

Besoj e kuptoni, nuk ka nevoje t’ua them unë….

Në fund, një ndjesë për ‘çunat e Shijakut’, kemi një vit e gjysëm që jemi marre me ta duke u ‘rënë në qafe’.

Gjykata Speciale ku kanë varur shpresat për drejtësi gjithë shqiptarët, sapo u dha të drejtë.

Nuk më mbetet gjë tjetër vetëm se të huazoj batutën e mafiozeve të filmi ‘Kumbari’;

‘Djema, asgjë personale, është thjeshtë çështje pune’…