Gjuha jashtë e Ramës: Jo vetëm për Palokën, por Francës, Holandës e Danimarkës…

575
Sigal

Tashmë pakkush ka dyshime, se nëse ka një individ dhe një organizatë politiko-kriminale-financiare që nuk e duan në asnjë mënyrë integrimin e vendit në BE, ata Edi Rama dhe sekti i tij `Rilindja`.

Pasi mësoi se këtë vit disa vende të BE-së, nuk kanë ndërmend të tolerojnë më mashtrimet e tij, duke mos mbajtur premtimet dhe mos lëvizur as të gishtit të vogël për të plotësuar kushtet normale që i janë vënë, Edi Rama, hipi sot në foltoren e parlamentit dhe bëri atë që ka bërë 6 vite rresht: fajësoi gjithë botën për dështimin e tij spektakolar dhe mburri veten.

Pasi ‘masakroi’ sërish mediat kritike sepse sipas tij, ‘janë ato që shpërndajnë lajme nëpër BE dhe janë këto që nuk e duan integrimin. Po, po nuk e duan’, Rama, me mimikë të shpërfytyruar dhe gjuhën jashtë ju përvesh vendeve të BE-së.

‘Ka vende në BE që nuk e duan zgjerimin. BE është në debat të brendshëm, të imponuar nga dinamike e brendshme për zgjerimin dhe të lidhura me një periudhë të tërë krize që ka marrë tatëpjetën që prej shpërthimit të lumit të refugjatëve.

Shqipëria është shumë më gati seç kanë qenë disa vende të tjera. Sot secili vend i BE nuk do futej dot sepse kushtet janë vështirësuar’, tha Rama në fjalën e tij dhe ndërkohë nxirrte gjuhën jashtë.