Gjosha në njësinë 7 të Tiranës: LSI drejt finalizimit të anëtarësimeve të reja për të rikthyer shpresën te shqiptarët

240
Sigal

Ish deputetja  e LSI, Kladja Gjosha në një reagim në faqen e saj ka shpërnadarë foto nga njësia 7 e Tiranës.”LSI tashmë është drejt finalizimit të anëtarësimeve të reja dhe së bashku me ata që na kanë besuar në vite”, shkruan Gjosha,.

Ja reagimi i plotë

Në njësinë 7 të Tiranës, jemi gati për të kryer zgjedhjet në cdo organizatë dhe cdo qelizë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Përfaqësim dinjitoz, integritet dhe përkushtim ndaj qytetarëve janë tre parime që ndjekin punën tonë në cdo hap. LSI tashmë është drejt finalizimit të anëtarësimeve të reja dhe së bashku me ata që na kanë besuar në vite, do të bëjmë të mundur mbylljen e kapitullit të tranzicionit në vend dhe do të rikthejmë shpresën për cdo familje shqiptare.