Gjosha: Integrimi i Shqipërisë kërkon mentalitet të ri. Politika e pas 25 Prillit do të jetë me të rinjtë dhe për të rinjtë

260
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim vijon takimet me qytetarët dhe rininë shqiptare, në kuadër të prezantimit të programit të saj qeverisës ku në fokus të tij janë pikërisht politikat për të rinjtë.

Ish-ministrja e Integrimit dhe ish-deputete e kësaj partie, Klajda Gjosha gjatë një takimi që zhvilloi me të rinjtë e njësisë numër 7 në Tiranë, u shpreh se se në sytë e të rinjve ka shpresë, forcë dhe energji të pafundme ndaj, thotë ajo, politika e pas 25 Prillit të vitit të ardhshëm do të jetë me të rinjtë dhe për të rinjtë.

Gjiosha shprehet se prioriteti i LSI-së është arsim cilësor për të përgatitur breza të aftë në çdo fushë, pasi vetëm një vend që arsimohet mirë mund të zhvillohet!

Ndërsa lidhur me prespektivën evropiane të vendit, ish-ministrja Gjosha shprehet se Integrimi i Shqipërisë kërkon mentalitet të ri, dhe në këtë kuadër ajo thekson se në 25 Prill, të gjithë duhet të bëhemi bashkë për Shqipërinë Europiane!

“Bashkë me Floidën me të rinjtë e njësisë 7. Në sytë e tyre ka shpresë, forcë dhe energji të pafundme. Politika e pas 25 Prillit do të jetë me të rinjtë dhe për të rinjtë. Prioriteti ynë arsim cilësor për të përgatitur breza të aftë në çdo fushë. Vetëm një vend që arsimohet mirë mund të zhvillohet!

Integrimi i Shqipërisë kërkon mentalitet të ri. Në 25 Prill, të gjithë bashkë për Shqipërinë Europiane!”, u shpreh ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.