I ftuar në një emision për të diskutuar mbi të rejat dhe zhvillimet në çështjen McGonigal dhe lidhjet e Ramës me agjentin e FBI ishte avokati, Genc Gjokutaj.
Gjokutaj është shprehur se pranim i fajit nga ana e McGonigal ka faktuar akuzat dhe provat dhe në këto fakte përmendet emri i Ramës më shumë se 15 herë dhe aq mjafton që SPAK të nisi një procedim penal; për kryeminsitrin
“E gjithë pyetja që ka ngërthyer opinionin publik është nëse pushtetarët tanë kanë lidhje me McGongal, ndërkohë që ne jemi të lidhur kokë e këmbë në atë akuzë pasi emri i kryeministrit shqiptar është përmendur 15 herë dhe është pjesë thelbësore e atij procesi.
Pranimi i fajit nga ana e McGonigal e ka hapur kutinë e pandorës sepse po sikur ai të vijonte deklarimin të ishte i pafajshëm llogarisni se çfarë provash të llahtarshme ka aty ku kanë detyruar të ulë kokën një nga eksponentët më të lartë të FBI të pranojë faktet dhe të shpallet i pafajshëm.
Pranimi i fajësisë të tij i jep vlerë juridike të gjitha kateve dhe provave në ngarkim të tij, por pyetja lind natyrshëm se për çfarë është penduar Mc Gonigal, a është penduar për paratë që i ka dhënë Neza të marra nga kryeministri Rama së bashku me Duçkën dhe Nezën.
E reja që kemi ne sot në dorë është se nga dyshime ne tani i kemi të kthyer në prova pasi zotëria ka kërkuar falje dhe ka pranuar faktet dhe provat që janë ngritur ndaj ti, ky qëndrim i McGonigal e bën të domosdoshëm regjistrimin penal në Shqipëri për këtë ngjarje. Një SPAK që ka ardhur për të mbyllur kulturën e pandëshkueshmërisë mund at nisi shumë thjesht çështja dhe të hetohen provat dhe faktet që e lidhin atë me Ramën.”