Gjinkuri: PS i jep fund sorollatjeve të emigrantëve në Greqi

149
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka njoftuar në rrjetet sociale pajisjen me mjete identifikimi të qytetarëve shqiptarë, që jetojnë në ishujt grekë -Kretë e Rodos-. “Ata janë pajisur me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimit, duke u kursyer atyre kohë dhe para, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë në Athinë ose vendlindje”,- shkruan Gjiknuri në faqen e tij në Facebook. Ndërsa vë në dukje edhe përmes fotove gjatë punës në Ambasadën Shqiptare në Greqi se pajisja me mjete identifikimi i qytetarëve shqiptarë është mundësuar nga shërbimet konsullore.