Gjimnastrada mbarëkombëtare, Basha: “Bashkia do mbështesë aktivitetet”

431
Sigal

Bashkia do të vazhdojë të mbështesë aktivitetet mbarëkombëtare. Bijtë e shqipes janë më të mirët në botë”. Kështu u shpreh dje, Kryebashkiaku i Tiranës. Lulzim Basha i cili vuri në dukje gatishmërinë e kësaj bashkie për aktivitetet sportive të çfarëdo lloji, të cilat do të ndihmojn në gjallërimin e jetës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka përshëndetur dje, manifestimin artistiko-sportiv mbarëkombëtar që  u mbajt në kryeqytet, me moton “E duam Shqipërinë“. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë mbi 2000 gjimnastë, të ndarë në  35 ekipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia etj. Kryebashkiaku Basha u ka uruar suksese, duke i konsideruar ata më të mirët në botë, sikundër ka shprehur angazhimin e tij për të mbështetur gjithnjë e më shumë aktivitete mbarëkombëtare për të gjithë grupmoshat. “Gjimnastradës mbarëkombëtare e të gjithë pjesëmarrësve në këtë Gjimnastradë, u sjell përshëndetjet më entuziaste të qytetit të Tiranës dhe Bashkisë së Tiranës! Ngado nga keni ardhur, nga Shkodra, Elbasani apo Vlora, nga Korça, Kukësi apo Tropoja, nga Prishtina, Podujeva, Mitrovica apo Tetova, ju jeni më të mirët, më të bukurit e të zgjuarit e Evropës dhe mbarë botës! Pas kësaj konkurrence të bukur do të përzgjidhni edhe fituesit e çmimeve, por kushdo që sheh këtë shfaqje, prindërit tuaj, shokët tuaj, motrat e vëllezërit tuaj thonë njëzëri: “bijtë e shqipes janë më të mirët në botë” – u shpreh z. Basha. Pas fjalës së kryebashkiakut, të rinjtë nga 6 deri në 22 vjeç janë prezantuar me dance aerobike, dance modern, folklor dance, dance klasik, hip hop.