Gjiknuri: Parku Kombëtar i Shebenikut atraksion turistik falë PS

111
Sigal

Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është ndalur me publikimet e tij në Parkun Kombëtar të Shebenikut. Në publikimin e tij, Gjiknuri vë në dukje pamjen e mrekullueshme ku bora ka hedhur vellon e saj të bardhë. “Dhe me këtë peizazh mahnitës që ofron Parku Kombëtar i Shebenikut në Librazhd, një prej atraksioneve turistike që nuk duhet lënë pa u vizituar, ju uroj një muaj të mbarë”. Kështu është shprehur në publikimin e tij Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit, Gjiknuri. Ulja e temperaturave ka edhe një anë pozitive për vendin tonë, duke qenë se Shqipëria është e pasur me maja të larta ato kthehen në një mundësi të mirë për të gjithë të apasionuarit e udhëtimeve në dëborë. Parqet Kombëtare, të cilët e ofrojnë këtë mundësi janë një opsion që nuk duhet humbur për t’u vizituar.