Gjiknuri manipuloi të vërtetët e katastrofës së Marinzës në Komisionin e mjedisit

561
Damian Gjiknuri, ministri i Energjitikës, dje në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, fshehu të vërtetën e katastrofës ekologjike në Marinzë, duke manipuluar faktet dhe duke shmangur përgjegjësitë penale dhe politike të tij, si ministër përgjegjës, pasi ka afërsisht 2 vjet, që ende nuk ka bërë asnjë auditim për kompaninë “Bnkers Petroleum”, edhe pse banorët e zonës naftëshfrytësuese të Marinzës dhe më gjerë, kanë bërë protesta të shpeshta kundër shpërthimeve të nëndheshme, që kompania ‘Bankers Petroleum’, përdor për të nxjerrë naftën. Ditën e parë të katastrofës, ministri Gjiknuri deklaroi se gjendja është nën kontroll, ndërsa dje pohoi në komisionin parlamentar se “kemi të bëjmë me rrjedhje të pakontrolluar të gazit karbonik”. Së pari, ministri Gjiknuri e minimizon problemin, sepse çdo ditë shpërthejnë 4.000 metrokub rërë, ujë, argjil, gazra, që masakrojnë mjedisin. Së dyti, ministri Gjiknuri manipulon të vërtetën kur thotë që ka gaz karboni, sepse shtëpitë e banorëve janë mbushur me gaz metan, fenol. Gazi i çliruar në Marinzë nuk është dioksid karboni, ashtu siç pretendon kompania naftënxjerrëse “Bankers Petroleum”. Kreu i Shëndetit Publik në Fier, Kreshnik Tërnova, ka pohuar se rezultatet paraprake të analizave të fundit dëshmojnë për gaz metan. Ministri Gjiknuri, manipulon edhe një të vërtetë tjetër. Që gazrat që çlirohen në mjedis nga të çarat e puseve, janë shumë dëmtues për shëndetin e banorëve, fakti është që spitalet po mbushen me banorë të sëmurë, gazrat e naftës janë kancerogjene, për më tepër, kur ato çlirohen në sasira kaq të mëdha. Nafta jonë është me përmbajtje të madhe bitumi, rreth 50 %, ndaj përqindja e bitumit, që çlirohet me gazrat, nuk shpërbëhet kurrë dhe ndot e shkatërron gjithë gjallesat organike. Ministri Gjiknuri, pohon që gabimi ka qënë teknik, por përgjegjësia është edhe e ministrisë së Energjitikës, që si udhëheq, sepse ka 2 vjet, që audited nuk bëhen, ose bëhen dhe fshihet e vërteta. Damian Gjiknuri, kërkon që të shmangë përgjegjësitë penale dhe politike nga vetvetja, nga ministria që ai udhëheq, kur kërkon që vetëm kompania ‘Bankers Petroleum’, të mbajë përgjegjësinë. Ministri Gjiknuri, si përgjegjësi kryesor politik, ka detyrimin moral dhe politik, të dorëhiqet, sepse me veprimet dhe mosveprimet e tij, ndikoi në ndodhjen e katastrofës ekologjike në Marinzë.
Sigal