Gjiknuri “injoron” opozitën parlamentare: Nuk bëhemi palë për shkeljen e marrëveshjes

289
Sigal

Përfaqësuesi i qeverisë në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri, u shpreh sot se nuk do bëhen palë me opozitën parlamentare për shkeljen e marrëveshjes.

“Ne jemi një parti që u qëndrojmë marrëveshjeve dhe nuk mund të bëhemi palë me shkeljen e marrëveshjeve. Ne do të bëjmë çmos që ajo paketë të kalojë, nuk mund të parashikoj se çfarë ngjarjesh do të ndodhin për gjëra që nuk i kam në kontroll. Mazhoranca votat e saj i ka të plota. Do të mundohemi të bindim, çdo anëtar tjetër të parlamentit që kjo paketë është shumë e rëndësishme, është në dobi të shqiptarëve dhe nga ana tjetër çështja e sistemit që mbetet akoma e hapur kemi rënë dakord për ta trajtuar në një fazë të dytë. Megjithatë mos më pyesni për gjëra që nuk i kam në dorë”, tha Gjiknuri.

Ndëkohë, Ralf Gjoni nga opozita parlamentare, i pyetur nëse ka kërkuar ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, siç kerkon edhe PS, u shpreh:

“Jo ne nuk kemi dalë asnjëherë si PS me propozim për sistemin zgjedhor. Kemi thënë që mazhoranca flet e fundit për sistemin zgjedhor, u hap dhe në Këshillin Politik por nuk gjeti konsensusin pasi një pjesë e partive nuk ishin të qarta se çfarë sistemi kërkonin. Nuk dua të flas për një gjë që sapo e kam marrë vesh dhe nuk e kam parë”, – tha Gjoni.