Gjermeni inspekton punimet e bulevardit dhe pedonales, në Fier

457
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni inspektoi sot dy prej 8 projekteve te Fondit te Zhvillimit të Rajoneve në bashkinë e Fierit. Bëhet fjalë për projektin “Rikualifikimi urban i rrugës Muharrem Agolli (Pedonale)” (financuar në vitin 2015, përfunduar 100%, vlera196,481,204 lekë ), si dhe “Rikonstruksioni i bulevardit Jakov Xoxa“ (financuar në vitin 2014, vlera 196,481,204 lekë) . Punimet për projektin e bulervardit u ndoqën nga afër nga Ministrja Gjermeni e shoqëruar nga kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi. “Jemi të angazhuar për t’i dhënë dritë dhe frymëmarrje qendrave urbane. Ne do të nxisim edhe më tej rritjen e investimeve publike në infrastrukturë urbane, mbrojtjen dhe promovimin e atraksioneve turistike dhe mbi të gjitha fuqizimin e rolit të komunitetit si kontribuesit kryesor të zhvillimit të çdo qyteti”, tha Ministrja Gjermeni.
Në këto 2 vite Bashkia Fier nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Rajoneve ,ka përfituar rreth një miliard e gjysëm Lekë për zbatimin e tetë projekteve të infrastrukturës urbane. Bashkia Fier është dhe një nga 5 bashkitë e përzgjedhura për tu asistuar financiarisht dhe teknikisht nga Programi i USAID për Qeverisjen Vendore për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor. Në këtë kuadër, Ministrja Gjermeni duke iu përgjigjur interesimit të medias tha se me përfundimin e këtij Plani Vendor do të mund të projektohet në Planin e Integruar të Bregdetit edhe strategjia bregdetare e zonave të Divjakës, Semanit dhe Darëzezës. Kryebashkiaku i Fierit, Subashi tha se në këtë qytet kompanitë e ndërtimit mund të aplikojnë për leje ndërtimi, duke i dhënë biznesit në këtë sektor një frymwmarrje të re që ndikon drejtpërsëdrejti në zhvillimin ekonomik të qytetit.
Sigal