Bundestagu gjerman vendos të çelë negociatat pa kushte për Maqedoninë. Për Shqipërinë 365 deputetët, negociatat kushtëzohen me plotësimin paraprak të 9 kushteve nga qeveria Rama si: Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë, Reforma Zgjedhore, zbardhja e 30 qershorit, shitblerja e votave, dosjet e Dibrës dhe Shijakut, punësimet partiake në administratë
Shuplaka e Gjermanisë: Veçon Shqipërinë, i vendos 9 kushte, Maqedonia e Veriut çel negociatat menjëherë
Bundestangu voton rezolutën me 9 kushte, por të Gjelbrit shtojnë edhe 3 kushte të tjera
Grupet parlamentare të CDU/CSU dhe SPD-së kanë parashtruar 9 kushte për Shqipërinë, ndërkohë që për Maqedoninë e Veriut, propozohet hapja e negociatave pa kushte. Në Bundestag janë paraqitur edhe tre kushte të reja nga Partia e të Gjelbërve. Kushti i parë i të Gjelbërve është krijimi i strukturave të pavarura gjyqësore siç parashikohet në Kushtetutë. Kushti i dytë, është krijimi i Agjencive të Specializuara për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Kushti i tretë, është përmirësimi i rekordeve të hetimeve pro aktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë në nivele të larta. Në parim, Qeveria Federale duhet të aprovojë negociatat e pranimit me Shqipërinë në Këshillin Evropian më 17 dhe 18 Tetor 2019 vetëm me kushtin që konferenca e parë e pranimit të mos zhvillohet derisa Qeveria Federale të ketë përcaktuar se disa kushte janë përmbushur nga Shqipëria. Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë duhet të jenë në gjendje të punojnë dhe të funksionojnë duke u kompletuar me një numër të përshtatshëm të gjyqtarëve. Duhet të miratohet reforma zgjedhore, e cila të sigurojë transparencë të plotë të partive për financimet në zgjedhje. Konferenca e dytë e pranimit është planifikuar të zhvillohet dhe kapitujt e parë të negociatave do të hapen vetëm pasi të jetë zbatuar ligji për reformën zgjedhore dhe të fillohet procedura penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar se kanë kryer një vepër penale. Prokurorët duhet të fillojnë procedurat ligjore kundër atyre që janë të lidhur me blerjen e votave në zgjedhje. Ata gjithashtu kërkojnë përparim të fortë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë rastet kundër zyrtarëve të vjetër dhe politikanëve. Këto përfshinin hetime proaktive, ndjekje penale, kur është e përshtatshme, dhe dënime në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Gjithashtu, duhet të ketë një përparim të prekshëm në reformën administrative.
Zyrtare/ 365 deputetë gjermanë i venë 9 kushte Ramës
Mbrëmë në Bundestagun gjerman deputetët gjermanë votuan Pro Rezolutës së CDU/CSU dhe SPD, e cila kërkon hapjen e negociatave me kushte me Shqipërinë. Sa i përket Maqedonisë së Veriut, Bundestagu votoi pro çeljes së negociatave pa kushte. Gjatë fjalës së tij, një prej deputetëve të AFD (Alternativa për Gjermaninë), është shprehur se, vendi ynë ka probleme me kriminalitetin dhe drogën. Gjithashtu ai i kërkoi Shqipërisë të tregojë rezultate konkrete me reformën në drejtësi. Ndërsa deputeti i CDU/CSU, Florian Hahn është shprehur qartë dhe shkurt: “Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë”. Bundestagu gjerman ka votuar pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, por duke e kushtëzuar këtë vendim me plot nëntë kushte. Rezoluta është miratuar me 350 vota pro, 188 kundër dhe 16 abstenim. Ndryshe nga Shqipëria, Bundestagu ka votuar pro hapjes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, pa vendosur asnjë kusht. Kjo është një shuplakë mjaft e rëndë për Shqipërinë, e cila për herë të parë do të veçohet nga vendi fqinj, duke ngelur kështu mbrapa. Vendi ynë do të duhet të presë, duke rrezikuar që të mos i hapë negociatat, në rast se nuk përmbushen kushtet, të cilat përfshijnë implementimin e reformës zgjedhore dhe ndjekjen penale të personave të përfshirë në shitblerjen e votave.
9 kushtet për Shqipërinë:
- Funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, janë në krye të këtyre kërkesave. Gjykata Kushtetuese.Ngritja e Gjykatës së Lartë, sipas pritshmërive mund të ngrihet deri në fund të Dhjetorit. Pritet të shkojnë 3 gjyqtarë që vinë jashtë radhëve të gjyqësorit.
- Miratimi i reformës zgjedhore, është kushti më i vështirë ndër 9 kushtet e vendosura. Testi i parë, për ta vendosur reformën në shinat e duhura, në konferencën e OSBE dështoi me sukses. Një gjetje gjuhe të përbashkët mes PD dhe PS për ndryshimet në kod, do të hasin rezistencë deri në miratim në parlament, ku duhet votat e opozitës së re, e cila kërkon ndryshim të sistem, për të cilin PD dhe PS s’janë të interesuara.
- Implementimi i reformës zgjedhore renditet si kusht i tretë.
4 . Deputetët gjerman i kërkojnë Shqipërisë, ndjekje penale të gjykatësve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut. Kjo mbetet e pa parashikueshme në terma kohor, pasi do të jetë SPAK që do të hetojë dhe procedojë mëkatarët e drejtësisë që mbetën në rrjetën e vettingut. Deri më tani për asnjë nga 74 gjyqtarët dhe prokurorët që s’kaluan vettingut nuk është hapur një procedim penal.
- I pesti kusht kërkon ndjekje penale të akuzuarve për shitblerjen në zgjedhje. Janë aktive dy hetime të njohura si “Dosja e Shijakut” dhe “Dosja e Dibrës” të cilat nuk kanë përfunduar ende. Vajtja e dosjeve në gjykatë dhe vendimi për të akuzuarit do të shënojnë plotësimin e këtij kushti, si dhe ngritja e mundshme e akuzave për krime zgjedhore para dhe pas 30 qershorit.
- Gjermanët kërkojnë vënien në punë të prokurorisë speciale për luftimin e korrupsionit, SPAK. Ngritja e SPAK varet nga procesi vettingut të cilin nuk e ka përmbyllur ende 5 prokurorë që janë listuar për tu bërë pjesë e kësaj strukture.
- Rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe kapja dhe ndjekja penale e personave kyç të krimit, të të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj është një tjetër kusht”.
- I teti kusht lidhet me sqarimin përfundimtar me vendim të Gjykatës Kushtetuese të ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.
- Dhe kushti i 9 gjerman, përparime në reformën e administratës publike. Kjo lidhet tërësisht me vullnetin politik të kësaj qeverie, për të vijuar procesin e meritokracisë, në administratë larg të konsideruarit administrates, si një mundësi shpërblimi ndaj militantëve.



















