Gjermania shton deportimet e emigrantëve nga Afrika dhe Azia

331
Sigal

Shqipëria bëhet vend pritës, u strehuan 6.000 refugjatë gjatë 2018-s

Gjermania ende po diskuton projektligjin e ri të Emigracionit, që do të thjeshtojë procedurat e kërkesat, për t’u lehtësuar emigrantëve mundësinë të punojnë në Gjermani. Mirëpo, Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore për specialitete të caktuara dhe jo për emigrantë të pakualifikuar.

Deportimi i emigrantëve të paligjshëm

Gati katër vjet pasi i hapi dyert fluksit të refugjatëve që mbërriti në 1 milionë vetë, Gjermania pa zhurmë po e mbyll serish mundësinë e aplikimeve për azil e po shton deportimet. Trendi vazhdon edhe pse numri i personave që po mbërrijnë në Evropë ka rënë me 80% që prej kulmit të krizës në 2015-n, të krijuar nga luftërat në Siri. Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer deklaroi se vitin e kaluar, Gjermania regjistroi rreth 185,000 kërkesa azili, apo 17% më pak se vitin paraardhës dhe shumë më pak se 4 vjet më parë, kur kjo shifër mbërrinte në 890,000. “Tani problemin e kemi nën kontroll dhe gjërat i kemi vënë në vije. Ne po u ofrojmë mbrojtje atyre që janë më të cenueshëm; megjithatë të drejtat e azilit do të pranohen vetëm nëse mund të riatdhesojmë ata të cilët këtë mbrojtje nuk e kanë të domosdoshme, u shpreh ai. Që prej 2015-s, kur Angela Merkel i mirëpriti refugjatet me shprehjen e famshme: “Ne mund t’ia dalim”, gjërat kane ndryshuar. Ka pasur një kthesë në qëndrimin gjerman të pritjes duar-hapur. Partia kundër emigracionit, AfD ka avancuar ndjeshëm në sondazhe. Disa krime shokuese që patën për autorë emigrantët kanë ndikuar shumë mbi opinionin publik, e këto reagime i kanë shtyrë partitë gjermane të qendrës të tregohen më të ashpra në raport me emigracionin. Javën e kaluar, Dhoma e Ulët e Parlamentit gjerman votoi që Maroku, Algjeria, Tunizia dhe Gjeorgjia të hynin në listën e vendeve të sigurta të origjinës, çka ua vështirëson së tepërmi azilkërkuesve nga këto vende mundësinë për të siguruar statusin e refugjatit.

Shqipëria bëhet vend pritës, u strehuan 6.000 refugjatë gjatë 2018-s

Shqipëria kthehet në vend pritës në rast fluksi emigrantësh të paligjshëm. Është kjo marrëveshja staturë e nënshkruar mes vendit tonë dhe BE, për marrëdhënien me FRONTEX, përmes një pr/ligji tashmë të dërguar në Kuvend. Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda, pjesë e grupit negociator të marrëveshjes me Agjencinë e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Evropian (FRONTEX), thotë se Shqipëria bëhet vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që nënshkruan këtë marrëveshje. Shqipëria është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ka firmosur dhe ka finalizuar këtë marrëveshje. Pra, vetë zëvendësministrja e Brendshme pohon që Shqipëria dhe FRONTEX do të bashkëpunojnë, që emigrantët dhe refugjatët të mos mbërrijnë më në Evropë, në vendet që ata dëshirojnë, sikurse Gjermani, Franca, Holanda, Danimarka, Belgjika, por do të pengohen në kufijtë e Shqipërisë. Kësisoj, Shqipëria me ndihmën e FRONTEX, do të bëhet vend pritës për emigrantët e paligjshëm dhe refugjatët. Gjatë vitit 2018 në vendin tonë u futën rreth 6 mijë emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta si Siria apo Afganistani.

Kapen 9 palestinezë në Korçë

Nëntë emigrantë klandestinë janë kapur në qarkun e Korçës në 24 orët e fundit. Emigrantët kishin hyrë në mënyrë të paligjshme nga Greqia, ndërsa u ndaluan pranë fshatit Vishoticë. Ata vinin nga Palestina, ishin të gjithë meshkuj, ndërsa mes tyre ishte edhe një i mitur. Të premten 10 klandestinë nga vendet e lindjes u kapën në Shkodër, në tentativë për të kaluar në mënyrë ilegale drejt malit të zi e më tej në vendet e Bashkimit Evropian. Më herët gjatë javës Policia e Lezhës goditi një tentativë të trafikimit të emigrantëve.