Gjermania: Qeveria shqiptare mban përgjegjësi për situatën

431
Sigal

Pas reagimit të Raportuesit gjerman Schmid një tjetër personalitet i CDUsë, Kryekëshilltari Martin Henze deklaron se: Jam kundër taktikave të ndërkombëtarëve ndaj opozitës të apelojë vendimet e njëanshme të Parlamentit, duke e detyruar këtë të fundit të largohet

Kryekëshilltari i CDU: Nuk janë të gjitha të vërteta, informacionet vijnë të selektuara

Schmidt për krizën politike shqiptare në DW: Qeveria shqiptare mban përgjegjësi!

Ndërsa qeveria gjermane kritikon qartë opozitën e Shqipërisë për bojkotin e parlamentit, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm Christian Schmidt mendon se edhe qeveria ka përgjegjësi për krizën.

Qeveria përgjegjëse

Raportuesi i Shqipërisë në Komisionin e Jashtëm, Christian Schmidt, mendon se edhe qeveria mban përgjegjësi për situatën aktuale në Shqipëri: “Kjo nuk është normale. Parlamenti jeton nga debati. I takon qeverisë që të garantojë bashkëpunimin parlamentar”, tha ish-ministri gjerman për DW. Schmidt është që nga fillimi i vitit raportues për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm në Bundestag, njëri nga komisionet që vendos për çeljen e negociatave në BE. Schmidt tha për DW se së shpejti planifikon të shkojë vetë në Shqipëri për t’u informuar vetë për gjendjen. “Veçanërisht dua të shoh se sa përfshihet opozita në procedurat parlamentare”, tha ai. Sipas Schmidt, vendimi i Gjermanisë për çeljen e negociatave do të varet nga progres-raporti i Komisionit të Bashkimit Evropian që do të publikohet më datën 29 maj. Por për të dhënë miratimin përfundimtar në Këshillin e BE-së, më 19 qershor, Gjermanisë do t’i duhet që të marrë aprovimin e Bundestagut. Schmidt ka folur gjithashtu për çështjen e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, çështje për të cilën është shprehur kundër. Christian Schmidt, tha për DW se ai nuk e favorizon kurrsesi këtë opsion. “Në të gjithë Ballkanin nuk gjen një territor të pastër etnikisht, prandaj nuk e kuptoj këtë idenë e shkëmbimit të territoreve mbi baza etnike,” – tha Schmidt për DW. Gjermani shtoi se kjo nuk është një çështje që u përket vetëm dy vendeve, por se duhen pyetur edhe fqinjët, ndërsa paralajmëroi Shqipërinë që të mos e ngatërronte më keq diskutimin duke përdorur retorika dhe simbolika që favorizojnë një vizion shqiptaro-madh. Sipas Schmidt, kush hyn në BE, duhet të tregohet i kujdesshëm me këmbime territoresh.

Kryekëshilltari i CDU: Informacionet na vijnë të filtruara nga Shqipëria

Kryekëshilltari ekonomik i CDU-së, Martin Henze ka mbajtur një tjetër qëndrim sa i takon kritikave të ndërkombëtarëve, ndaj opozitës, pasi vendosi të djegë mandatet, duke dalë nga parlamenti. Në një prononcim për mediat, Henze tha se jo çdo deklaratë e përcjellë nga ndërkombëtarët mund të jetë vërtetë, pasi informacionet sipas tij vijnë të pjesshme dhe të filtruara nga Shqipëria. “Shumë e rëndësishme që Shqipëria dhe Evropa duhet të jenë krenare që ekziston Partia Demokratike në Shqipëri, e cila merr dhe vendime demokratike. Çdo i zgjedhur në parlament mund të vendosë vetë se çfarë mund të bëjë me mandatet e saj. Në Evropë ka mendime kontradiktore për vendimin e PD, jo çdo gjë që është transmetuar në Shqipëri lidhur me kritikat e Evropës për djegien e mandateve është e vërtetë, sepse këtu vijnë informacione shumë të selektuara dhe filtruara. Opozitës në parlament i është mohuar e drejta parlamentare, pasi në këtë moment mungon Gjykata Kushtetuese. Pra, opozita nuk ka asnjë lloj të drejte për të apeluar vendimet e parlamentit. Ndaj dhe zgjedhja për largimin e opozitës nga parlamenti edhe mund të kuptohet.

Si mund të zgjidhet kriza aktuale

Henze: Ai që vendos është populli, është ai që duhet të vendosë. Partitë politike janë të detyruara të dëgjojnë popullin. Mendoj se partitë duhet të bëjnë hapa përpara, duke ardhur përballë njëra tjetrës dhe pa dyshim duhet të jetë zgjedhje të reja. të dyja palët duhet të tregojnë përgjegjësi, duke arritur në një përfundim që mund të jenë edhe zgjedhjet. ne si investitorë të huaj duam të vijmë në Shqipëri me kënaqësi të investojmë, por duhet më shumë siguri politike dhe ekonomike nga vendi, pasi kemi dëgjuar se niveli i korrupsionit është shumë i lartë.