Gjermanët: Shqipëria shtet mafioz, ja provat

473
Sigal

Gazetari i “Bild” deklaron se këto ditë do të publikojmë të tjera fakte tronditëse që i kam siguruar, jo vetëm nga dosjet, por edhe nga takimet me hetues dhe oficerë të policisë gjyqësore. Kanadaja dhe britanikët: Shqipëria, narkoshteti i parë në Evropë ku zgjedhjet fitohen duke blerë vota

Gazetari i “Bild”, Peter Tiede: Shqipëria shtet mafioz. Do të publikoj të tjera prova nga “Dosja 339”

Peter Tiede, gazetari gjerman i “Bild”, që publikoi  6 përgjime të reja nga dosja 339/1, tregon se ra në kontakt me materialin e publikuar falë kontakteve që ka pasur në Shqipëri.

“Unë kam pasur kontakte me hetues dhe policisë shqiptarë, të detyruar të largohen nga Shqipëria, me hetues, oficerë të policisë gjyqësore. Gjykimi im, por edhe vlerësimi i hetuesve shqiptarë dhe të huaj, përfshirë shërbimeve informative të huaja, Shqipëria është një shtet mafioz, pa dallim mes mafias dhe politikës. Ka një rritje të dukshme, nën drejtimin e Ramës. Më parë, ka pasur rritje të narkotikëvë në Lazarat, por me qeverisjen e Ramës kemi një përhapje në gjithë territorin e Shqipërisë.

  • Si ka mundësi që kokaina vjen pa asnjë problem në Evropë?
  • Si mund të ndodhë kjo, nëse politika dhe gjykatat nuk mbyllin sytë?
  • Si mund të ndërtohen ndërtesa të mëdha?
  • Përse parat nuk tatohen?

Këto janë pyetjet që duhet të marrin përgjigjen. Unë thjesht përcjell lajmin, jetoj në Gjermani dhe këtu liria e shtypit respektohet”. Gazetari Peter Tiede, i është përgjigjur një lajmi të publikuar në gazetën Shqiptarja.com, ku thuhej se sipas sistemit TIMS, gazetari nuk ka qenë fare në Shqipëri.

“Të gjitha këto nuk janë të vërteta, janë broçkulla, pasi unë kam qenë në Shqipëri. Zoti Rama, duhet të bisedojë me punonjësit e kufirit. Përshëndes edhe kolegen gazetare, që e kam takuar në Shqipëri [Klodiana Lala]. Nuk e kam kontrolluar, nëse kam vulë në pasaportë, por kam ardhur disa herë në Shqipëri. Jam takuar zyrtarisht, me kryetarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Zoti Rama mund ta pyesë. Kam qenë në Krujë, në Vlorë dhe zonat përreth Kukësit. Kam hyrë nga Greqia në Shqipëri, nga Maqedonia në Shqipëri, nga Kosova në Shqipëri. Ndoshta policët e pikave kufitare kanë probleme si zoti Rama”.