Gjendet përgjues në zyrën e Tahirit, dyshohet se e futi punonjësi i Ministrisë

482
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri zbulon në zyrë pajisje përgjimi dhe e dorëzon në prokurori bashkë me kallëzimin penal. Ministria e Brendshme ka dorëzuar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së kryeqytetit, ku kërkohet të gjenden personat që i kanë vendosur në zyrë ministrit Tahiri aparat përgjimi. Këto burime nuk japin detaje për llojin dhe përmasat e aparaturës së përgjimit, por shtojnë se ajo është dërguar në laboratorin e policisë shkencore për ekzaminim. Sipas ABB, referuar kallëzimit është bërë edhe regjistrimi i procedimit penal, për momentin për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Pasi nga të dhënat paraprake, dyshohet se personi që i ka vendosur pajisjen e përgjimit në zyrë ministrit Tahiri është punonjës i Ministrisë së Brendshme. Por kjo mbetet në fazën e dyshimeve paraprake, pasi prokurori i çështjes sapo ka nis verifikimin e të dhënave të renditura në kallëzimin penal. Për gjetjen e kësaj pajisje përgjimi, pak ditë më parë paralajmëroi edhe ish-kryeministri Sali Berisha duke paralajmëruar se ministri Tahiri është regjistruar me zë ku implikon atë në afera të ndryshme.
Sigal