Gjelbërimi në Përmet, ministri Koka vlerëson kryebashkiakun demokrat

517
Sigal

Ministri i Mjedisit Lefter Koka inspektoi
investimin e Ministrisë së Mjedisit prej rreth 10 milionë lekë të reja, në
qytetin e Përmetit, në kuadër të Fushatës  Kombëtare të Pyllëzimit.

Kreu i Mjedisit shprehu
mirënjohje për bashkëpunimin me kryetarin demokrat të bashkisë së Përmetit Niko
Shupuli, duke e cilësuar modelin më të mirë të bashkëpunimit të pushtetit
vendor me atë qëndror”

Koka: Mirënjohje për Kryetarin e
Bashkisë së Përmetit. Është modeli më i mirë i bashkëpunimit të pushtetit
vendor me atë qëndror. Sot jemi në prag të një përfundimi të një investimi të
bërë nga ministria e mjedisit në bashkëpunim me bashkinë e Përmetit përsa i
përket fushës së gjelbërimit.

Kryetari i Bashkisë i kërkoi
ministrit Koka financim për fazën e dytë të projektit pëtr gjelbërimin publik.

Shupuli: Kërkoj mbështetjen e ministrit
për fazën e dytë që do asistojë në mbjelljen e pemëve dekoritëve në lagjet e
qytetit. Brenda këtij projekti parashikohet mbjellja e 1 mijë trëndafilave.

Ky projekt pritet të përfundojë
brenda këtij muaji.