Gjana zbulon kur shpallet fituesi i zgjedhjeve për kryetarin e PD: Deri tani kanë votuar mbi 33 mijë anëtarë

49
Sigal

PD ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet për kryetarin, ndërsa votimi mbyllet pas dy orësh.  Kreu i Komisiont të Zgjedhjeve, Jemin Gjana tha se deri tani kanë votuar 44% ose 33047 anëtarë.

‘’Numri i votuesve 33 mijë e 47 anëtarë ose 44%. Tirana ka 9 mijë e 821 anëtarë që kanë votuar. Në raport me 21 mijë anëtarë që ka Tirana, është 46%.”, tha Gjana.

Por kur do të shpallet fituesi?  Gjana u shpreh se në 3-4 orët e para pas përfundimit të votimit për kryetar do të ketë një të dhënë operative për rezultatin, por rezultati përfundimtar do të jepet vetëm paraditen e së nesërmes.

‘’Një të dhënë operative tek 3-4 orët pas mbylljes së votimit. Do presim deri nga mesnata degët që janë afër, të presim materialet, degët që janë shumë larg, Tropoja, Saranda, Kolonja, etj do i presim ti sjellin nga orët e para të mëngjesit. Porosia është që ti shqërojë kryetari i komisionit dhe cilido nga përfaqësuesit e kandidatëve. Nesër paradite shpallet fituesi. Orën nuk e jap dot.’’- tha Gjana