“Giornale di Puglia”: Në Shqipëri sistem tri polar, LSI kandidat për të qeverisur

416
Mediat europian po i kushtojnë vëmëndje të madhe zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Pas zgjedhjeve të zhurmshme në Maqedoni si dhe zgjedhjeve në Kosovë, ku akoma nuk po krijojnë qeverinë, interesi i BE dhe i SHBA ka kaluar në Tiranë. Sejcili kamp politik, si PS, LSI apo PD kanë sondazhet e tyre reale ku afërsisht përcaktojnë sa mandate deputeti mund të marrin. Nga këto javën e fundit PD dhe LSI janë më në entuziazëm nga prirja masive e elektoratit shqiptar. Por analistë të besuar tregojnë se qeveria e re bëhet nga LSI bashkë me një parti tjetër. Ndërkohë që Edi Rama sulmonte fort, tashmë ka filluar të ul tonet dhe ta lërë një derë hapur me kryetarin e bashkisë për ndonjë mundësi paqtimi me LSI. Por edhe Lulzim Basha duket me pranë koalicionit me LSI, pasi Ilir Meta ka deklaruar se “Lulzim Basha nuk është nën urdhërat e krimit apo nuk bashkëpunon me krimin”, pra nënkuptimi duket qartë. Gjithsesi jetojmë në Tironë e gjithçka mund të ndodhë.

Media italiane “Giornale di Puglia” i kushton një shkrim situatës parazgjedhore në Shqipëri.

Në artikull flitet për lindje e një sistemi tri polar dhe LSI si kandidat serioz për të marrë drejtimin e vendit.

“Ditën e dielë, më 25 qershor, pak më shumë se 1.7 milionë votues shqiptarë do të shkojnë në votime për të zgjedhur një parlament të ri, i cili do të mbetet në detyrë për katër vjet.

Sipas shpresave dhe propagandës politike, do të jenë ata që do ta shohin Shqipërinë të fillojë negociatat e pranimit në Bashkimin Evropian, por mbi të gjitha do të shohin zbatimin e një reforme gjyqësore që e ka “shqyer” politikën shqiptare për më shumë se një vit.

Situata është shumë e tensionuar dhe lajmi i disa sherreve politike ka sjellë serinë e gjatë të sulmeve verbale që kryeministri Edi Rama, Kryetari i Parlamentit dhe Presidenti i zgjedhur i Republikës, Ilir Meta dhe kreu i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha (i cili e mori partinë nga ish-presidenti Berisha), të cilat shpesh kanë qenë me tone shumë agresive.
Ata janë udhëheqësit e tre partive që do të ndajnë mandatet parlamentare, në përputhje me votat e shqiptarëve.

Ndryshe nga kohët e shkuara, kur Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, kanë ndarë pothuajse të gjitha votat, këtë herë një seri e ndryshimeve të procedurave zgjedhore solli lindjen e një sistemi Tripolar, të gjithë kundër të gjithë, me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), e cila duket si një kandidat serioz për të mbledhur vota dhe mandate, duke ia rrëmbyer dy partitë të tjera”, thuhet në artikull.

Më tej shkruhet për 4 vitet e qeverisë Rama dhe problemet me ekonominë.

“Katër vitet e qeverisjes së Edi Ramës kanë kaluar mes të skandaleve, kontratave dhe polemika të fuqishëm në përhapjen e kultivimit të marijuanës, dhe me një ekonomi jo të qëndrueshme, dhe dy vitet e fundit, në grindje të vazhdueshëm me partnerin e koalicionit Ilir Meta.
Sigal