“Gëzuar Bajramin!”, Donald Lu uron besimtarët myslimanë, mesazhi për udhëheqësit fetarë

690
Sigal

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka shpërndarë një mesazh me rastin e festës së Fiter Bajramit.

Në faqen zyrtare në “Facebook” të ambasadës amerikane, Lu uron gëzuar Bajramin, ndërsa kujton mesazhin ëpr udhëheqësit e komuniteteve fetare në Shqipëri, të dhënë gjatë darkës së iftarit të shtruar disa ditë më parë.

“Udhëheqja juaj është e rëndësishme për komunitetet tuaja, por edhe për Shqipërinë, ndërsa përballet me sfida të reja brenda dhe jashtë vendit. Viti i ardhshëm ju sjelltë gëzim, begati dhe paqe!”, tha ambasadori Lu ne darkën e Iftarit, që shtroi javën e kaluar duke shtuar sot “Gëzuar Bajramin!”

lu