Gerti Bogdani: Komiteti Teknik i Ekspertëve, politik!

352
Sigal

Gerti Bogdani. ish-deputeti i PD

Do ketë mosbindje civile

Figurat e opozitës dhe për më tepër figurat e gjinisë femërore që është një bulizëm dhe një seksizëm shumë i rëndë nga ana e kryeministrit në ikje. Është i vetëm në fushatë dhe e vetmja gjë që i ka mbetur të bëjë është pikërisht kjo. Për të krijuar zhurmë dhe për të hequr vëmendjen nga problemet reale të jetës së qytetarëve, si dhe nga programi elektoral që nga ana tjetër PD vazhdon dhe e shpalos çdo ditë në çdo qytet të vendit. Ka mbetur i vetëm në zgjedhje, ndryshe nga 8 apo 4 vite më parë dhe kjo për shkak të dështimeve në punën e tij. Kjo gjë është dështimi i fundit dhe i radhës. Përkrahja popullore për PD është një problem që shqetëson kryeministrin në këtë rast, sepse nuk është një njeri që shqetësohet për pandeminë, ndryshe do ta kishte menaxhuar shumë më mirë situatën e pandemisë në këtë vit, do të kishte marrë masa me kohë për të krijuar mundësinë e vaksinës, ashtu siç kanë bërë të gjithë vendet e tjera, duke marrë parasysh edhe vendet e rajonit. Atë e shqetëson pjesëmarrja e qytetarëve shqiptar, sepse tregon që qytetarët shqiptarë më 25 prill do ta ndëshkojnë. Sa i përket masave ndëshkuese, nuk është thjeshtë paralajmërim. Ai e ka bërë që në ditët e para të fushatës një gjë të tillë, duke vendosur gjobat e famshme 50 milionë lekëshe, me të drejtë apo jo. Nuk është frika ndaj pandemisë, sepse po të ishte friguar për jetën e qytetarëve shqiptarë do të kishte marrë masa ndryshe. Ai thjeshtë i frigohet votës së qytetarëve shqiptarë. Nëse do të ketë fashë të re shtrënguese për pandeminë, me shumë mundësi do të ketë një mosbindje civile në këtë rast. Do të ketë ankimime në instancat përkatëse padiskutim dhe nuk ka arsye pse të ndodhë një gjë e tillë. Nëse do ta kishte mbyllur, mund ta kishte bërë kohë më parë. Këto që ka krijuar sot janë kot, sepse i bie që virusi bën pushim ditën dhe del pas orës 8 të darkës. Janë masa kaotike, të pastudiuara mirë. Fakti që drejtuesit e Komitetit Teknik po i kandidon në listat e veta, tregon që nuk ka qenë një komitet drejtues teknik, por politik.