Gënjeshtari profesionist i Kamzës dhe e vërteta e ndihmës japoneze

1025
Sigal

Nga Xhelal Mziu, ish-kryebashkiak i Kamzës

U bëre gënjeshtar profesionist! Turp vërtet!
Sot pula klloçkë, bëri një lajm super gënjeshtër!
Sikur fal tij, solli njē zjarrfikëse dhurat nga ambasada Japoneze!

Me datë 30 teror 2018 ambasadori Japonez, bëri njē vizitē në Bashkinë Kamzës ku vèç vizitës në zyrë, sallën e këshillit, One Stop Shoop, në rrugën Tokio, u diskutua dhe pēr disa fusha bashkëpunimi.

Në takim midis të tjerave u premtua, financim për projekte mjedisore, gjelbrimi, per financimin e një zjarrfikësie (shikoni lajmet e mediave, lajmin zyrtar të bashkisë, korespondencēn me ambasadën me dokumenta për zjarrfiksen) etj.
U premtua gjithashtu që do bëj të mundur sjelljen e bizneseve japoneze ne Kamëz!
Është vërtet për të ardhur keq qē nē vend që të merret me qeverinë për të financuar repartin e zjarrfikseve, zjarrfikëse, e paisje të tjera, grandin e kushtëzuar për personelin, klloçka i shet si sukses të tij investimet e planifikuara nga Bashkia Kamëz (nga unë), apo dhuratat e dakortēsuara rreth 2 vite më parë!


Thekësoj që, që në vitin 2015 kur u bē delegimi i disa kopetencave nga qeveria duhej të paiste 61 Bashkitē me zjarrfikëse, madje 2018 ishte afati i fundit ligjor.
Sipas ligjit Qeveria e Rilindjes duhet të sillte.
1. Financimin e repartit të zjarrfikëseve.
2. Zjarrfikse e makineri të tjera mbi 10 copë.
3. Grand të kushtëzuar për një personel mbi 60 punonjës zjarrfiksie, etj.
Pavarësisht dërgimit të dhjetra shkresave e ankesave qeveria e rilindjes nuk i financoi ato.
#PipipimPapapamPapaPam, nuk don të punoj, nuk don ta shqetësoj qeverinë tij, por veç të bëj propagand e gënjeshtra.
Qeveria Rama me këtë rast tregon që jo vetëm persekuton demokratët, por duket qartë që diskriminimin e ka me gjithë qytetarët e Kamzës!
Zgjedhjet e reja, për të patur një bashki dhe një qeveri legjitime dhë të përgjegjshme për popullin, janë e vetmja zgjidhje për Kamzën dhe për gjithë Shqipërinë!