Gazetari nuk e kursen: Po ti nga dreqin ngjave o Gjergj Luca, je bërë qeni i Ramës

2047
Sigal

nga Adriatik Dosti

Po lexoj e po shoh ne lajme ne te gjitha tv shqipfolese nje perplasje te ndodhur sot ne Labinot te Elbasanit mes Biznesmenit te njohur Gjergj Luca dhe ish Deputetit e kandidatit per deputet te PD-Opozites per zgjedhjet e 25 prillit z.Luciano Boci…perplasje qe pas sharjeve e fyerjeve reciproke ka degjeneruar deri edhe ne perleshje fizike mes Luces e Bocit…

Lucianon nuk e njoh nga afer dhe kurre nuk e kam takuar me pare por gjykuar nga sa e kam lexuar, nga sa e kam ndjekur ne intervistat e prononcimet e tija publike, nga aktiviteti i tij ne PD dhe qenia ne Parlamentin shqiptar etj…qofsha i gabuar por kam krijuar bindjen e pershtypjen e nje njeriu korrekt, serioz, te ekuilibruar, paqesor e te matur ne ato c’ka thote e c’ka nxjerr nga goja ndaj dhe druaj se sot ai do jete provokuar qe eshte detyruar edhe te dale nga vetja…madje dikush me konfirmon se edhe eshte sulmuar fizikisht nga Luca e ”trimat” e tij ndaj edhe ka reaguar fizikisht e ne qofte saktesisht keshtu jo vetem qe ka bere mire se dy duar per nje koke jane…por edhe ja lumsha !
Gjergj Lucen po e njoh nga afer prej shume kohesh e madje familjarisht…

Per te dy priderit e tij Artistet Mimika e Ndrek Luca kam e ruaj respekt e konsederate te vecante aq me shume qe i kam njohur nga afer e personalisht shume vite me pare dhe nuk do jejoja askend te thote qofte edhe nje fjale te keqe per ta ndaj edhe e pyes publikisht Gjergjin po ti nga dreqin ngjave o pinjoll i basarduar i Lucajve te nderuar…

Ishte koha kur nga mesvitet viteve 90 ndihmuar edhe nga PD asokohe ne fuqi ne respekt te prinderve te tij demokrate e shume te respektuar Artisteve Mimika e Ndrek Luca ] Gjergji do te hapte i pari disa biznese private e Restorantet e Peshkut e te prodhimeve te Detit ne Tirane.
Fillimisht brenda kinema Partizani me pas tek 9 kateshet e nje te trete tek ”Xhoda” aty ku sot eshte Hotel Plazza …dhe me thene te drejten pati goxha sukses edhe per faktin se shqiptareve prej vitesh ju kishin munguar ushqimet e Detit edhe pse me dy Dete goxha te pasur qe kurre nuk ju vune shqiptareve perpara ne pjatat e tyre as peshk, as karkaleca, as fruta detim as sepje, as kallamare e as oktapod e ato ishin per Zeusin e kelyshet e tij te Bllokut.

Nejse isha nder frekuentuesit e rregullt te restoranteve te Luces ku shkoja shpesh per te darkuar me miqte e koleget e mij te mire e te hershemn Andi Bejtja e Filip Cakuli por edhe me disa nga djemte e mrekullueshem te lagjes sime me Loshen, Jarin, Nardin etj dhe te them te drejten kenaqeshim shume si nga ushqimi e sherbimi por edhe nga ambjenti.

E kam takuar aty Lucen disa here dhe te jem fare i sinqerte me ju kurre e asnjehere nuk me ka pelqyer tipi i tij edhe pse thonin qe ishte biznesmen i zoti e punonte shume dhe ishte demokrat e te vriste ne ate kohe per PD e Berishen etj.
Nuk e pelqeja se ishte mendjemadh, tip pordhaci, delirant e kapadai dhe sa here ju thosha Andit e Filipit se per tipa si ky trajneri i famshem i Tirones sone ne futboll i pa harruari Enver Shehu thoshte gjithmone se…pordhet e medhoja grisin breket e reja.

Kaluan vite dhe ja tek e shoh dhe e degjoj serisht Gjergj Lucen neper tv e ekrane here ne krah te Rames e te Gramozit e here ne tavoline te rezervuar e duke darkuar me Tualet Ballen e Erion Veliajn.. me shoke e shoqe te seres e bandes se tyre.
Wouuuu thashe ne fillim c’ka ndodhur …c’ne Luca me keta c’e lidh me Djallin.

Dhe me pas shoh radhazi se c’e lidhte ne te vertete ”biznesmenin e suksesshem” Gjergj Luca me Ps – Rilindjen dhe me Edvinin e Taon…
Dhjetera hektare toke e disa magazina nga ato te ushtrise e te rezervave te shtetit me ndermjetesine, porosine e urdherin e Rame-Taos ju dhane per perdorim biznesi e disa edhe ju shiten badiava Luces ne Elbasan, Librazhd, Cerrik e deri edhe ne Gramsh e ne disa fshatra te kesaj zone…dhe e gjitha nen justifikimin se ai bente biznes te paster e punesonte dhjetera njerez ”fakt” qe aq shume i duhej PS – Rilindjes e Rame – Taos per propaganden e tyre genjeshtaro-mashtruese te hapjes se vendeve te reja te punes.

Por Luca na kishte edhe ca inate te vjetra me PD e drejtuesit e saj ndaj dhe nisi ti shfaqe hapur e publikisht tashme i sigurte e nen ombrellen e Rames… dhe i trimeruar …madje edhe duke bertitur e uleritur e duke share po me te njejtin fjalor si te Edvinit…
Po Luca nis e merret edhe me zbukurimet e dekorin e fabrikave te tija te perpunimit te prodhimeve te Detit dhe ja tek ve neper mure fotografi e portrete te Edi Rames e ne krah te tij edhe te Chercillit e pak me tej edhe te Ce Guevares… e Fidel Castros.,..shoqeruar me citate ”speciale” te tyre…

Me tej Luca nuk ”pjerdh” me per askend e nis e shpalos brenda fabrikave e bizneseve te tija krahas flamurit kombetar edhe flamurin e simbolin e PS-Rilindjes.
Nis te zihet publikisht edhe me Presidentin Meta…ben sherr masiv e madje perdor nje fjalor rrugaces e halabakesh kunder qindra qytetareve elbasanas qe protestojne para fabrikave te tija per shkak te ndotjes se krijuar e sillet si ”trim e si i zoti i shtepise” nderkohe qe policet e Rame – Taos bejne sehir e mundohen ta qetesojne e bejne ”detyren” ndaj popullit grindavec e jo ndaj Luces zaptues.
Me pas po ky Luca ben shown e radhes ne nje inagurim kyu ka te ftuar nderi krye-halabakun e shokun e ngushte te bandave e te banditeve te Elbasanit Taon koke pa formen..

Ne vijim ku si gjithnje kamerat e gazetaret i ka reth vetes sa here qe i duhen Luca ”feston” Diten e Veres me te punesuarit e tij ku vec pordheve nuk e le as llapa.
Dhe ja tek mberrijme tek ngjarja e sotme e Labinotit…per te cilen tashme jam mese i bindur se duhet te kete qene absolutisht biznesmeni i Partise se Rame – Taos qe jo vetem e ka provokuar Luciano Bocin por me siguri absolute do kete qene i urdheruar e i instruktuar nga te dy ata per te krijuar sherr fizik, precedent e ngjarje qe te marre vemendjen e opinionit publik per shume aresye ne kete fushate prag zgjedhore vertet shume te ndezur e te tensionuar…lidhur kjo fort edhe me ate c’ka ngjau ne Elbasan ne Diten e Veres kur banditet e Edvinit masakruan popullin e pa fajshem e te pa mbrojtur vetem e vetem pse bertiste me te drejte Rama Ik.

Dhe Luca qe e di fort mire se si mund te perfundojne bizneset e tija te pa ligjeshme pas 25 prillit por edhe ai vete me gjithe ato vjedhje, abuzime, kopillliqe e pelivanlliqe qe ka bere ne keto vitet e fundit me ndihmen e perkrahjen direkte te Rame – PS do e mos qe do tu bindet urdherave te Shefave te tij se nuk ka nga e luan tashme bythen gjekundi pasi ka dhene sic thote populli 5 leke per te hyre ne valle e tani jep 500 e nuk del dot.

Eshte keq kur e ushqen Qenin vend e pa vend se pastaj harbohet e ha te zotin thote nje shprehje e bukur ameriukane o Gjergj Luca
ndaj druaj se ti qe ke kohe qe je vene ne rolin e Qenit te Rame – Taos nuk e di ke do detyrohesh te hash me pare me 26 prill ata te dy koke pa formet e kaptin katruvet apo do hash koken tende se populli thote si te besh do gjesh dhe koka qe ben po ajo peson.