“Gazetarët i quan kazan”/ Oxfordi dhe Reuters Institute “shuplakë” Ramës për ligjin e censurës

437
Sigal

Reuters Institute dhe Oxford University kanë publikuar sot një raport për situatën e gazetarëve në Europë.

Në atë raport janë ndalur dhe te vendi ynë ku përmendemi te “retorika anti-gazetare nga politikanët” ku  kritikojnë ashpër kryeministrin Edi Rama për sjelljen e tij ndaj gazetarë në Shqipëri dhe për ligjin e ashtuquajtur “anti-shpifje” të miratuar së fundmi në Kuvend ku censurohen mediat.

“Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama u referohet shpesh gazetarëve si kosh mbeturina (kazan), ndërsa lideri i opozitës Lulzim Basha i referohet mediave si “të kapura dhe të blera|. Çuditërisht, Shqipëria sapo ka miratuar një seri të ligjeve anti-shpifje që lejojnë agjencitë qeveritare të dëgjojnë ankesat në lidhje me faqet e lajmeve, të kërkojnë tërheqje, të vendosin gjobë dhe të pezullojnë veprimtarinë e tyre.” – thuhet në raport.

Kujtojmë se për ligjin për censurimin e mediave, kryeministri Edi Rama u kritikua ashpër dhe nga Komisioni Europian, OSBE, Këshilli i Europës dhe shumë organizata të tjera.

( Studimi i plotë)