Gazeta Telegraf/ Në Shkodër priten shirita,në Tiranë vdes nëna dhe foshnja

430
Sigal

Rama pret shirita në Shkodër, shëndetësia e “Rilindjes” ndërpret jetë nënash
e foshnjash në maternitet

 

Kryeminsitri Rama nuk i ka pritur mirë akuzat për ngjarjen e rëndë të
ndodhur në maternitetin “Koço Glozheni” në Tiranë, kur për shkak të neglizhencës,
të mungesës së analizave, të mjekëve të urgjencës, të kyçit në repartin e urgjencës,
të mungesës së oksigjenit dhe vonesës së mjekëve, humbi jetën një nënë  shtatëzënë 35-vjeçare dhe foshnja i saj.
Kryeministri Rama e ka mësuar ngjarjen në Shkodër, ku së bashku me ministrin e
tij të Shëndetësisë, ishte në një ceremoni elektorale inaugurimi të një shërbimi
spitalor. E ka mësuar lajmin e ngjarjes së rëndë të ndodhur në maternitetin “Koço
Gloxzheni” në Tiarnë, pasi ka prerë shiritin e inaugurimit dhe duke mbajtur
fjalimin për “arritje të mëdha të shënddetësië shqiptare, për gatishmërinë,
ndershmërinë, përkushtimin dhe seriozitetin e bluzave të bardha, për shëndetësinë
falas, për sigurinë në spitale e urgjenca mjekësor dhe kudo. Por ndërsa
recitonte këto broçkulla për “shëndetësi moderne”, kryeministri mësoi lajmin e
rëndë të vdekjes së nënës dhe fëmijës së saj në 
korridoret e maternitetit, lënë në mëshirë të fatit dhe pa asnjë ndihmë,
prej ekipit të mjekëve që duhej të ishin në shërbim, por që nuk ishin as në
maternitet. Ajo nënë dhe foshnja e saj, humbën jetën pas rraskapitjes natën nëpër
spitale private për të bërë analizat dhe për të marrë oksigjen, që nuk kishte në
maternitet, për të gjetur ndihmë mjekësorë, sepse mjekët nuk ishin në detyrë.
Dhe kryeministri jo vetëm, që foli në Shkodër për arritje të mëdha të shëndëtësisë
nën drejtimin e Beqajt, por edhe nuk ndërpreu ceremoninë e inaugurimeve
elektorale në Shkodër, madje tentoi ta pastroj krimin që u bë në institucionin
shëndetësor që drejton ministri i tij, të cilën ai e propagandon si “shëndetësia
shqiptare, mrekulli e botës”!