Gazeta Telegraf/Lulzim Basha:Zgjedhjet dhe stabiliteti në rrezik nga droga,krimi dhe korrupsioni

446
Sigal

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim Zv Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit
për Çështjet e Sundimit të Ligjit dhe Trafikut Ndërkombëtar të Narkotikëve,
 Aleksander Arvizu, i cili shoqërohej
nga Ambasadori Donald Lu.


Gazeta Telegraf/



Droga, dekriminalizimi, korrupsioni dhe  zgjedhjet 
ishin në qender të këtij takimi.

 


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndau me
bashkëbiseduesit shqetësimin për rritjen e kultivimit dhe trafikimit të drogës
me shtrirje në të gjithë territorin e vendit. Partnerët kanë bllokuar deri tani
në kufijtë e tyre sasi rekord droge të ardhura nga Shqipëria.  Transporti
i drogës po kryehet nga toka, ajri dhe detit, tha zoti Basha, duke sjellë në
vëmendje trafikun me skafe dhe me avion.

 


Rasti i fundit, ku për t’i shërbyer trafikut të drogës ishte
ndërtuar edhe një pistë ajrore, tregon se trafiku me avion është një mënyrë e
preferuar nga trafikantët. Kjo shtrirje masive dhe në sasi e kultivimit të
kanabisit, lehtësitë e kalimit të saj nga territori i Shqipërisë do të ishin të
pamundura, tha zoti Basha, pa bashkëpunimin dhe  mbrojtjen e strukturave
të veçanta të Policisë së Shtetit dhe drejtuesve politik të saj. Rast flagrant
është së fundmi dhe ndalimi me kokainë i vëllait të shefit të Komisariatit të
Dibrës, Robert Aga, ndersa ai vetë është nën akuzë për mbrojtjen e parcelave me
hashash në Dibër. Zgjedhjet në Dibër, theksoi kryetari i Partisë Demokratike,
janë shembull i impakti të drogës në zgjedhje.  Rreziku që sjell me vete
droga  është kriminalizimi i shoqërisë, ekonomisë dhe politikës.

Lideri i opozitës theksoi se
kthimi i Shqipërisë në hambar droge është pasojë direkte e kriminalizimit të
politikës dhe administratës. Edi Rama promovoi në poste kyçe në administrate
dhe futi në Kuvendin e Shqipërisë persona të dënuar për trafik droge, të cilëve
edhe sot vazhdon t’u japë mbrojtje duke sfiduar haptas ligjin e dekriminalizimit
i cili nuk po zbatohet.  Siç u pa dhe në zgjedhjet e Dibrës, këta persona
po angazhohen në procese elektorale dhe po mbrohen nga kryeministri për t’i
përdorur në zgjedhjet e 2017 duke sjellë disa shembuj si rasti i Elvis Roshit,
Artur Bushit, Artur Bardhit të cilët vazhdojnë të mbajnë postin e
kryebashkiakut në thyerje të dispozitave të ligjit të dekriminalizimit apo
Armando Prengës dhe Arben Ndokës.

Një tjetër shqetësim që zoti Basha
ndau me zyrtarët e lartë amerikanë ishte korrupsioni i paprecedent në 25 vite
demokraci. Koncesione dhe tendera që jepen pa garë dhe në fondet limit duke
injoruar ofertat më të ulta,  me përfitues vetëm një grusht njerëzish të
lidhur miqësisht dhe politikisht me Edi Ramën.

Dibra është shembulli i qartë se
cili është rreziku që u vjen zgjedhjeve, nga droga, krimi dhe paratë e
korrupsionit. Reforma, theksoi zoti Basha, u vonua qëllimisht, për të
pamundësuar votimin elektronik i cili do t’i priste rrugën shitblerjes së
votës. Shumë të rëndësishme e konsideroi kryetari i Partisë Demokratike
cështjen e financimit të partive, ku PD ka propozuar kriminalizimin e
donacioneve private dhe  financimit 100% nga buxheti i shtetit si dhe
auditimin e plotë e të besueshëm të financimit dhe shpenzimeve të partive
politike.

Shqipëria ndodhet në një udhëkryq
të rrezikshëm për demokracinë dhe shtetin ligjor theksoi zoti Basha, ndaj është
koha për një reagim të fuqishëm publik dhe politik kundër këtij rreziku të
qartë dhe të madh ndaj investimit të përbashkët për Shqipërinë demokratike,
stabile dhe euroatlantike.