Gazeta Telegraf/ Kryeministri Edi Rama kryeson listën nga të ardhurat e publikimeve dhe të drejtat e autorit

467
Publikimet dhe e Drejta e Autorit, janë një tjetër mënyrë përfitimi të ardhurash. Edi Rama kryeson listën e kësaj kategorie me 2 694 009 (dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë) lekë, të ardhura nga krijimtaria e tij artistike shitur dhe arkëtuar në vitin 2015. Kjo vlerë është përfituar nga shitja e librit “Kurban” gjatë këtij viti, si dhe nga shitje të veprave artistike skica dhe piktura. Kryeministri njëkohësisht deputet ka specifikuar se kjo është vlera neto e përfituar pasi janë zbritur tatimet mbi të ardhurën personale. Ben Blushi mban vendin e dytë në renditje me dy milion lekë të ardhura. Një vit më parë 2014, shitjet e librave për Ben Blushin garantuan pesë milion lekë të ardhura përmes UET dhe Fondacionit për Liri Ekonomike. Këtë vit kryeministri e ka lenë pas Blushin.
Sigal

-Renditja e deputetëve sipas të ardhurave më të larta të personave të familjes, kryesisht bashkëshortë apo partnerë e kryeson zoti Anastas Angjeli, pasi zonja Greta Angjeli ka siguruar gjatë 2015 të ardhura vetëm nga punësimi pranë AAEF vlerën 125 574 (njëqind e njëzet e pesë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e katër ) dollarë. Familja Angjeli kryeson në renditjen sipas kategorisë të ardhura nga persona të familjes së deputetit, pasuar nga familja Berisha, familja Ruci dhe familja Dokle.


Sa i takon pagave për bashkëshortët apo partnerët lista e kryesuar nga zonja Angjeli pasohet nga bashkëshorti i deputetes Olta Xhacka zoti Artan Gaçi, njëkohësisht deputet, dhe pason me zotin Florion Mima e zonjën Mimoza Hafizi. Kryeministri mban renditjen me numër 14 sa i takon të ardhurave nga bashkëshortët e deputetëve, duke u renditut disa deputetëve pas anëtarëve të grupit të tij parlamentar si Anasatas Angjeli, Olta Xhacka, Mimoza Hafizi, Klodiana Spahiu apo Taulant Balla.

Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë, është një tjetër burim të ardhurash për deputetët e Kuvendit. Këto të ardhura janë kryesisht hyrje që vinë nga shitja e pasurive apo detyrime të tjera kontraktore. zoti Omer Mamo, deputet i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet kryeson renditjen për këtë kategori. Në këtë renditje na shfaqet edhe çifti o deputetëve Meta dhe Kryemadhi, renditur në pozicionin numër tetë, të cilët kanë deklaruar gjatë vitit 2015 hyrje në llogari për një shitje apartamenti të realizuar që në vitin 2014.

Shtatë deputetë të Partisë Socialiste Dade, Ruci, Baraj, Shalsi, Xhafaj dhe Brace kanë përfituar të ardhura nga një Vendim Gjyqësor ku ata kanë paditur institucionin e Kuvendit për ndalesa nga paga gjatë ushtrimit të detyrës së deputetit mandati i mëparshëm (përpara vitit 2013). Këtë vendim e kanë fituar edhe të tjerë deputet socialist të cilët kanë preferuar ta deklarojnë së bashku me pagën.

Në përfundim duke përllogaritur të ardhura totale të deklaratës së secilit deputet, ku përfshihen të gjitha kategoritë e sipër shënuara e njëkohësisht të ardhurat e personave të familjes në detyrim për deklarim, rezulton që renditjen e kryeson zoti Tom Doshi pasuar nga zoti Anasatas Angjeli dhe zoti Sali Berisha.

Në përllogaritje të ardhurat apo të hyrat e deklaruara për vitin 2015, deklarimet në valutë të huaj janë konvertuar në monedhën lekë shqiptar sipas kursit mesatar vjetor për 2015 nga Banka e Shqipërisë. Çdo kategorizim dhe renditje përkon me pasuri të shtuara gjatë vitit 2015 dhe jo me tërësinë e pasurisë së deklaruar nga deputetët. Të detajuara këto të dhëna për secilin deputet janë në rubrikën Para dhe Pushtet të portalit Spending Data Albania. Po aty ju mund të gjeni deklarimet vjetore dhe deklarime fillestare të pasurisë për Deputet dhe Funksionar të tjerë të lartë.