Gazeta Telegraf/Donald Lu: Deputetë dhe kryetarë bashkish, të lidhur me trafikun e drogës

416
Sigal

Ambasadori
amerikan, kritika të ashpra për maxhorancën dhe opozitën

 Ambasadori amerikan
në vendin tone, që njihet si diplomat që flet drejtpërdrejt, kësaj radhe ka
hezituar të flasë në mënyrë të konkrete për zgjedhjet në Dibër. Gjatë një
takimi me studentë të gazetarisë ai e anashkaloi këtë pyetje, duke thënë se do
të dëgjojë çfarë thonë vëzhguesit vendas. Ndërsa i pyetur për drogën tha, se të
dyja qeveritë, si ajo e mëparshmja, ashtu edhe aktualja kanë shumë probleme.

Ambasadori Lu
për drogën

Pyetja që kam
disa herë në media është, nëse situata sot është më keq, se sa ishte nën qeverinë
e kaluar. Dhe reagimi im është se mendoj të dyja, qeveria e kaluar dhe qeveria
aktuale kanë probleme me trafikimin e drogës dhe ka politikanë që kanë
përfituar nga lidhjet e tyre me trafikantët e drogës. Dhe mendoj gjithashtu se
ia vlen të sjellim në mend që e dimë se ka një numër anëtarësh të parlamentit,
ka kryebashkiakë në Shqipëri dhe ka pasur kandidatë për kryebashkiakë që kanë
pasur dënime për trafik droge në shtete anëtare të BE-së.

 Ambasadori Lu për Dibrën

Shqetësimet
kryesore që kam dëgjuar nga opozita dhe të tjerë për Dibrën janë përfshirja e
grupeve kriminale dhe blerja e votave. Tani është shumë e zakonshme në Shqipëri
që ta dëgjojmë këtë ankesë. Ambasada e SHBA dërgoi katër persona në Dibër për
të vëzhguar zgjedhjet. Shtetet anëtare të BE dërguan një ekip me nëntë persona
në Dibër dhe OSBE dërgoi edhe vëzhgues ndërkombëtarë. Diçka tjetër që di është
që Shqipëria po bëhet një demokraci më e zhvilluar për sa i përket zgjedhjeve.
Këta vëzhgues të huaj janë një numër shumë i vogël krahasuar me numrin e madh
të vëzhguesve shqiptarë. Prandaj, lidhur me çështjen, nëse këto akuza janë apo
jo të vërteta, unë do të shqetësohesha më pak se ç’mendojnë të huajt dhe do të
isha më i interesuar të dija se çfarë kanë raportuar vëzhguesit vendas.