Gati kafazi për ‘Tigrin’, nisin sekuestrimet e vilave luksoze

144
Sigal

Dera e vilës në Palasë është hapur me forcë nga zjarrfikësja, ndërsa janë sekuestruar sende dhe fatura, me agjentët e BKH-së. SPAK sekuestrojë dje 2 vila, atë të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt në Palasë dhe një tjetër vilë në pronësi të bashkëjetueses së tij, në Hamallaj. Por SPAK, ka mbyllur sytë për likujdimet e miliona eurove që financat bëjnë çdo muaj në llogaritë ‘diversantëve’ të arratisur

Dera e vilës në Palasë është hapur me forcë nga zjarrfikësja, ndërsa janë sekuestruar sende personale dhe fatura, me agjentët e BKH-së, që kanë vepruar nën mbështetjen e policisë së Vlorës.

Prokuroria e Posaçme ka vendosur këtë të premte të sekuestrojë vilën e ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt në Palasë dhe një tjetër vilë në pronësi të bashkëjetueses së tij, në Hamallaj. Vila e Albina Mançkës në kompleksin rezidencial “Green Coast” dhe banesa e Erjola Hoxhës në kompleksin “Vala Mar” do të qëndrojnë në sekuestro preventive.

Dera e vilës në Palasë është hapur me forcë nga zjarrfikësja, ndërsa janë sekuestruar sende personale dhe fatura, me agjentët e BKH-së që kanë vepruar nën mbështetjen e policisë së Vlorës.

Ish-gruaja e Ahmetaj ka deklaruar më parë se vila nuk është pronë e saj, por SPAK deklaron se vila rezulton në pronësi faktike të ish-gruas së Ahmetajt, e regjistruar në emër të një zonje tjetër.

Sipas SPAK është një pronë, e cila vërtetohet përmes dokumenteve të tjera se i përket ish-bashkëshortes së Ahmetajt dhe për sa kohë nuk i disponon të ardhurat për blerjen e kësaj prone duhet të sekuestrohet.

Sakaq, hetuesit e BKH pak kohë më parë zbarkuan për kontroll edhe në vilën e bashkëjetueses së tij aktuale Erjola Hoxha, e cila rezulton se e ka blerë pronën për shifrën 220 mijë euro nga shtetasi Gerian Kuka.

Gjatë kontrollit në këtë banesë që u krye në prezencë të Arben Ahmetajt, i cili sipas SPAK u paraqit rreth orës 12:15-12:00 të 9 marsit, u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh. Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në një tjetër shtëpi të ish-bashkëshortes Albina Mançka në ish-Bllok, u sekuestruan vetëm disa dokumente.

Sa i përket ish/zëvendës kryeministrit, ai tre ditë më parë është vënë zyrtarisht nën akuzë për “shpërdorim detyre”, “korrupsion pasiv” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale” nga SPAK.

Organi i akuzës po heton ish-ministrin e Financave në kuadër të procedimit 277/1, i cili është një fraksion hetimor për çështjen e inceneratorëve.

Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit që i është bërë për vilën në Hamallaj.

Në lidhje me pasuritë SPAK ka marrë në pyetje shumë persona mes të cilëve edhe ish bashkëshorten, e cila ka deklaruar se ka në pronësi vetëm shtëpinë në ish-Bllok.

Ndërkohë, hetimi nuk kërkon një mandat autorizimi nga kuvendi i Shqipërisë, ndërsa nëse do të kërkohet një arrestim për ish-krahun e djathtë të Edi Ramës, atëherë do të kërkohet edhe një autorizim nga Kuvendi.

Kujtojmë që Arben Ahmetaj i cilësoi të paligjshme kontrollet, që janë bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit e SPAK në vilat në pronësi të bashkëjetueses së tij dhe ish gruas.

Përmes një ankimi në GJKKO-në e Apelit ish-zv/kryeministri pretendonte se kontrolli në një prej vilave minimalisht është anti kushtetues, pasi nuk është marrë leje nga Kuvendi duke qenë se ai është deputet dhe jeton aty. Sipas Ahmetaj njëkohësisht bashkëjetuesja nuk është informuar paraprakisht për të pasur praninë e një mbrojtësi ligjor.

Përplasja me Ramën

Lëvizja e SPAK vjen në një kohë kur ftohja e marrëdhënies së Arben Ahmetajt me kryeministrin Edi Rama duket se ka arritur kulmin dhe këtë e kanë konfirmuar të dy përmes deklaratave publike.

Ishte fillimisht kryeministri Edi Rama, i cili në një intervistë televizive më 16 shkurt, duke folur për akuzat ndaj Ahmetajt, tha se: “këto gjëra që dalin qofshin të vërteta, më vjen shumë keq, por se ndihmoj dot”. “Kur kam nisur luftën për reformën në drejtësi e kam bërë se e besoja dhe e kam ditur se ajo luftë do të thotë që të hapësh rrugën që drejtësia të ketë në dorë armë që se kontrollon dot dhe të godasë majtas e djathar. Kur numërohen këto raste (ish-ministrat e deputetët e PS të arrestuar) mua s’më vjen mirë natyrisht se në aspektin njerëz me gjithë këta njerëz kam pasur marrëdhënie, por kjo është gjëja që unë kam premtuar që kush shkel ku s’duhet, përgjigjet. Dhe gjëja që unë kam thënë është që ‘jemi një skuadër, luftojmë për qëllimet e shpallura, kush gabon rrugë ose i merr koka erë dhe bashkë me qëllimet e shpallura kërkon të realizojë gjërat e tjera, do t’i dalë për zot vetë pastaj. Që në kohën e Tahirit kam thënë që PS s’është zyrë avokatie”,’ tha Rama.

“Ahmetaj ka qenë bashkëpunëtor i imi, kam punuar për një kohë të gjatë dhe këto gjëra që dalin, në qofshin të vërteta më vjen shumë keq, por se ndihmoj dot, në qofshin të vërteta”,- shtoi.

Një javë më vonë, ishte radha e Ahmetajt t’i përgjigjej Ramës.

Në një intervistë televizive, deputeti socialist mohoi akuzat ndaj tij lidhur me aferën e inceneratorëve, si dhe lidhjet me personat e shpallur në kërkim.

Deklaratave të Ramës iu përgjigj duke thënë: “Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë. Po them vetëm kaq. Nuk do desha të isha në vendin e Kryeministrit që të pretendoja të bëja gjykatësin. Ai për mua, sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë, Kryeministrin. Gjykatësi është njëçik i sikletshëm, duhet të njohësh procedurat me detaje”.

Më pas, Rama u kundërpërgjigj.

Në një deklaratë për gazetarët, ai u pyet: Si e komentoni që për Ahmetaj Rama ka thënë se ‘ duhet të bëjë rolin e kryeministrit dhe jo të gjykatësit’!

Në përgjigje, kreu i qeverisë tha: “Nëse unë do të bëja rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëjë gjykatësin”.