Gara për Tiranën, zbardhen emrat e PS-PD-LSI për anëtarë të Këshillit Bashkiak

521
Gazeta “Telegraf” zbardh listën e kandidatëve të PS-së për Këshillin Bashkiak të Tiranës. PS garon në zgjedhjet e 21 qershorit për Bashkinë e Tiranës me ish – Ministrin Erion Veliaj, i cili ka përballë nga PD, mjekun e njohur Halim Kosova.

 Tre forcat politike me të mëdha në vend, Partia Socialiste, ajo Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë bërë publike listat me nga 61 kandidatë për këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Bashkisë me të madhe në vend, të Tiranës, që pritet të zgjidhen me votë në garën e 21 Qershorit. Këshilli Bashkiak zgjidhet për një periudhë 4-vjeçare. Mandati i këshilltarit është i vlefshëm nga koha që këshilltarët bëjnë betimin dhe e nënshkruajnë atë, deri në konstituimin e këshillit pasardhës.

Sigal

Lista e kandidateve të LSI-së kryesohet nga Erisa Xhixho
Erisa Xhixho kryeson listën e 61 kandidatëve për këshilltarë nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në këshillin bashkiak të kryeqytetit

Kjo forcë politike publikoi këtë të hënë listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës ku bie në sy fakti se 10 nga 15 emrat e parë në listë janë anëtarë të Lëvizjes Rinore për Integrim, të cilët përbëjnë dhe 60% të totalit të kandidatëve.

Gjithashtu, pjesë e kësaj liste është Profesor Shezai Rrokaj Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, i dyti në listë pas kryetares së Këshillit Kombëtar Drejtues të LSI-së, Xhixho.

Po ashtu, kandidatë për këshillin janë edhe koordinatorja e LRI-së Erjona Bixha, kryetari i Lëvizjes Rinote për Integrim Endrit Braimllari, Ardit Çela, i cili mbajti për pak muaj edhe postin e kreut të Postës shqiptare, e të tjerë.

Lista e PD-së kryesohet nga Reila Bozdo, kandidate edhe Nertila Qafzezi
Partia Demokratike publikoi këtë të hënë listën e 61 kandidatëve për këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Reila Bozdo dhe Njazi Kosovrasti kryesojnë listën, duke vijuar më tej me Zana Guxhollin, Fabian Topollajn, Kreuza Leka, Tahsim Mema e të tjerë.

Ajo që bie në sy në listën e këshilltarëve demokrat për bashkinë më të madhe në vend është emri i Nertila Qafzezit, edhe pse radhitet e 57-a në listën me 61 kandidatë. Qafzezi ishte kryesuesja e grevës së ish-nëpunësve në administratë në çadrat e ngritura para kryeministrisë. Në atë kohë, edhe pse u mbështet nga opozita, asnjëherë nuk u pranua se greva ishte politike.

Më poshtë Listat e PS & LSI për këshillim bashkiak të Tiranës