Gara për Tiranën, Rama thirrje grave: Duke votuar Erionin mbështesni Halim Kosovën

496
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën e të gjitha grave në zgjedhjet e 21 qershorit për kandidatin e ASHE për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Në fjalën e tij Rama nuk la pa ironizuar kandidain e djathtë, duke thënë se nëse votoni Erionin, keni mbështetur Halimin në profesionin e tij si gjinekolog.

Edi Rama: Duke votuar për Erionin gratë do bëjnë një rrugë dhe dy punë, sepse do kemi një kryetar bashkie dhe nuk do humbasim një gjinekolog, dhe kështu edhe Erioni do bëjë punën që di të bëjë edhe doktor Halimi do bëjë punë që thonë se di të bëjë. Duke votuar të gjitha gratë socialiste dhe demokrate duhet ti gjejnë punës njeriun dhe njeriut punën dhe puna e kreut të bashkisë është puna që mund të bëjë vetëm Erioni. Ndërsa vendin që ka lënë bosh në maternitet mund ta zërë vetëm Halimi. Pra gratë dhe vajzat duke votuar Erionin mbështesin Halimin.
Rama tha se diskriminimi gjinor në Shqipëri është një realitet i dhimbshëm. Ai përsëriti se në këto zgjedhje do të kandidojnë 16% të grave, duke shprehur bindjen se do të fitojnë të gjitha.

Edi Rama: Ju e dini që në Shqipëri sot ka realitete tronditëse të diskriminimit gjinor. Këtu e kam fjalën jo vetëm për dhunën ndaj grave, por e kam fjalën për shfaqjen e nje esktremizmi për të qenë gratë njësoj si burrat. Ky është një pengim që sot është realitet i dhimbshëm në një sërë zonash dhe realitetesh të Shqipërisë sonë. Edhe këto 25 vjet na kanë treguar se kanë sjellë përmirësime, progres për një pjesë të grave, por kanë sjellë degradim të kushteve për një pjesë tjetër që sot jetojnë të penguara, të ndaluara, të pamundura për të qenë si gjithë të tjerët.
Sot në Shqipërinë që po lëmë pas, në nivelin e 400 kryetarëve bashkive dhe komunave ka shumë pak gra. Në vendet e BE gratë përfaqësojnë 14%, kurse sot PS dhe LSI kemi zgjedhur mes grave 16 % të kandidatëve. 16 % të grave të ASHE që kam besim që do të jenë 16% fitues në zgjedhjet e 21 qershorit
Sigal