Ftesa e kryeministrit për opozitën, reagon Bardhi: Rama fshihet pas thirrjeve fallco për të mbuluar dështimin e tij

334
Sigal

Partia Demokratike përmes sekretarit të përgjithshëm, Gazmet Bardhi, i është përgjigjur ftesës së bërë sot nga kryeministri Edi Rama, për të bashkuar forcat në luftën kundër Covid-19.

Sipas Bardhit, Rama kërkon të fshihet pas thirrjeve fallco.

“Edi Rama kërkon të fshihet pas thirrjeve fallco për bashkëpunim me opozitën për të mbuluar dështimin e tij. Ai ka refuzuar që në fillim bashkëpunimin dhe ndihmën konstruktive të opozitës. Madje ka harxhuar energji dhe orë të tëra duke sulmuar opozitën me batuta ordinere dhe bajate, në vend që të fokusohet tek emergjenca. Ftesat janë fallco dhe bëhen vetëm për të mbuluar dështimin e tij, që këtë radhë është edhe më i madh dhe i dëmshëm se më parë”, shprehet Bardhi.

“Le të bëhemi të gjithë shqiptarë, si popull, si vend, dhe si përfaqësues. Uroj që ky apel i sinqertë mos bjerrë në vesh të shurdhët që është shumë delikat në këtë luftë pasi sapo kemi dalë nga mesi i tunelit dhe vetëm një fije e hollë peri na ndan nga ecja përpara drejt daljes, ose ecja prapakthehu në qorrsoka”, tha më herët Rama, i cili bëri edhe një deklaratë të çuditshme.

“Kush luan me demokratash apo patriotash me ata që janë bllokuar në kufi nxisin infektimin me COVID-19”, tha ndër të tjera kryeministri.