Fshehu pasurinë, Prokuroria nis hetimin, Bode kallëzon penalisht ILDKPKI

446
TIRANE – Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedimin penal për ish-ministrin e Financave Ridvan Bode aktualisht deputet i PD-së, në bazë të kallëzimit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë për veprën penale të fshehjes, mosdeklarimit dhe deklarimit të rremë të pasurisë”.
“Prokuroria vlerëson se është e nevojshme kryerja e veprimeve hetimore për të vërtetuar nëse ekzistojnë elementet e veprës penale për të cilën është kallëzuar”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë. 
Bode i përgjigjet ILDKP-së po në prokurori, e akuzon për mashtrim
Pas kallëzimit penal në Prokurori që ish-Ministri i Financave Ridvan Bode , ju bë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, i cili e akuzon Boden për deklarim të rremë pasurie si dhe pastrim parash, këtë herë ka qenë ish- ministri i cili ka bërë një kallëzim penal në prokurori ndaj ILDKP-së. Ai e akuzon këtë institucion për mashtrim pasi sipas tij akuzat e ngritura ndaj tij janë plotësisht të pa vërteta dhe se ILDKP po mashtron me ato që thotë. 
Më herët, ILDKP e ka paditur Boden për veprën penale të “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Sipas këtij institucioni ish-ministri ka refuzuar disa herë të paraqitet për të dhënë shpjegime në lidhje me burimet e krijimit të pasurisë së tij, të familiarëve dhe të personave të lidhur me të.
Sigal