Franca: Të mos nxitohemi për hapjen e negociatave Shqipëri-BE. Vendet anëtare do të gjykojnë shumë raporte

567
Franca: Të mos nxitohemi për negociatat me Shqipërinë

Ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Vasak, u shpreh se për hapjen e negociatave me Shqipërinë do të bëhet një vlerësim nga të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Europian. “Është një vlerësim që duhet të bëhet nga të gjithë shtetet anëtare të BE, ne presim shumë raporte, mos shkoni më shpejt se muzika është një shprehje franceze. Është një dëshirë e madhe e popullit që të bëhet pjesë e BE, Shqipëria është kandidate nga viti 2014, tani ka ardhur momenti të presim vendimin e institucioneve dhe autoriteteve europiane për hapjen e negociatave, por nuk duhet të nxitohemi. Kjo analizë do të bëhet duke u bazuar në sistemin e drejtësisë në Shqipëri”, u shpreh diplomatja. Ajo ka komentuar çështjen e kryeprokurorit të përgjithshëm, duke e konsideruar si të përfunduar mandatin bazuar edhe në Kushtetutën e Shqipërisë. “Kushtetuta shqiptare përcakton kohëzgjatjen e një mandati. Mandati i kryeprokurorit të përgjithshëm përfundon sipas Kushtetutës dhe autoritetet kompetente janë ato që duhet të vendosin. Është një vlerësim që duhet të bëhet nga të gjithë shtetet anëtare të BE-së”, tha Vasak. Këto deklarata, ambasadorja i ka bërë nga Korça, ku ka qenë e pranishme në ceremoninë e përvitshme të Shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës.
Sigal