Franca shtyn hapjen e negociatave me Shqipërinë, mbetet problem korrupsioni dhe krimi i organizuar

384
Sigal

Franca shtyn hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në vitin 2020.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Brukseli, gazetarja e ABC News Erisa Zykaj, sqaroi se vendimi i Francës për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, mbështetet në dy boshte, të cilat janë respektimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

“Sapo kam mundur të kontaktoj me burimet në France që më kanë vënë në dijeni me planin konkret të hapjes negociatave. Propozimi i Francës mbështetet në dy boshte siç janë respektimi i shtetit të së drejtës dhe lufta ndaj korrupsionit”, tha gazetarja e ABC News në një lidhje direkte.

Franca mbështet kështu qëndrimin e Gjermanisë për kushtëzimin për Shqipërinë, por është më e avancuar dhe më kritike lidhur me problemet e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe progresin e bërë në reforma.

Për këtë, Franca konsideron se hapja e negociatat e anëtarësimit shtyhet në vitin 2020 për të dyja vendet pasi të jenë përmbushur kushtet.