FOX NEWS: Si përfshiu Rama një shofer limuzine në fushatën e Obamës

469
“Një çështje federale, që përfshin një shofer limuzine nga Nju Xhersi, njeriun më të pushtetshëm në botë dhe kryeministrin e Shqipërisë, ka tërhequr vëmendjen në SHBA, por ajo kërcënon të godasë edhe korridoret e pushtetit të vendit tonë në Europën Jugore”. E ka cilësuar si një skandal ngjarjen e fundit me foton e famshme të kryeministrit Edi Rama dhe Barak Obamës rrjeti gjigant televiziv amerikan “Fox News”.
“Në letër, shoferi nga Nju Xhersi, Bilal Shehu ishte një dhurues i madh i fushatës elektorale të presidentit Obama në rizgjedhjen e tij në vitin 2002, duke derdhur 80 mijë dollarë që ai dhe gruaja e tij të merrnin pjesë në një event elektoral në San Francisko. Por Shehu nuk solli gruan e tij në vendin e parë të limuzinës, por Edi Ramën”, shkruan reporteri i “Fox News”, Perri Kiaramonte. “Në Shqipëri, opozita e akuzon Ramën për tre shkelje ligjore për këtë rast dhe ai do të ketë kohë deri në fund të këtij muaji për t’iu përgjigjur akuzave pas padisë kundër tij”, vijon “Fox News”.
Sigal