Fotot/ Thyhet memoriali turk në Tiranë

475
Sigal

Është thyer memoriali i vendosur në Tiranë në nder të viktimave që kundërshtuan tentativën e grushtit të shtetit në Turqi. Pllaka është dëmtuar në pjesën anësore të saj, ndërkohë që policia ka rrethuar zonën ku është vendosur memoriali.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në mëngjes herët.

Vendosja e këtij memoriali në liqenin artificial të Tiranës u shoqërua me reagime të shumta, kryesisht në rrjetet sociale. Memoriali i kushtohet viktimave të tentativës për grusht shteti në Turqi, më 15 korrik të 2016-ës, kundër presidentit Rexhep Taip Erdogan. Grushti i shtetit dështoi, ndërsa Erdogan bëri përgjegjës ish-mikun e tij, klerikun Fethullah Gylen, si autor të sulmit.