Deputetët e opozitës kanë hyrë brenda Kryesisë së Kuvendit nga dritarja.
Bledion Nallbati, Flamur Noka, Saimri Korreshi, Lefter Geshtenja, Xhelal Mziu dhe Dashnor Sula hynë brenda ambienteve duke u ngjitur nga dritarja pasi Garda u mbylli portën kryesore.
I pari që hyri brenda ishte Bledion Nallbati i cili ndihmoi më pas kolegët e tij.
Madje ulën nga dritarja edhe një karrige për të ndihmuar deputetët të të ngjiteshin dhe të hynin në ambientet e godinës.





















