FOTOLAJM/ ‘Vesi del me shpirtin’, Basha i’a fut gjumit mes takimit me adoleshentët e marrë borxh

525
Sigal

Organizimi i Lulzim Bashës për Ditën e Rinisë në 8 Dhjetor shënoi një tjetër akt përçarës mes demokratëve, të cilët e kujtuan këtë datë historike në Qytetin Studenti te shtatorja e liderit historik Azem Hajdari.

Por një foto është bërë virale në rrjet, ku Basha dallohet mes të adoleshentëve duke fjetur gjumë, gjëja më e mirë që ka ditur në bëjë gjatë këtyre gati nëntë viteve në drejtimin e opozitës dhe Partisë Demokratike.

Lulzim Basha, mblodhi mbështetësit e vetë por edhe gjimnazistë të sjellë me porosi të tij te teatrit ArtTurbina, në këtë ditë të shënuar për demorkatët, duke shkelur në këtë mënyrë historinë e lavdishme dhe traditën e studentave të dhjetorit dhe liderit historik Azem Hajdari.