FOTOLAJM/ Pse Rama u hakmor me Ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani

245
Gjatë seancës parlamentare të së enjtes fjala e kryeministrit Rama u shoqërua me breshëri duartrokitjesh. Pasi la podiumin duatrokitjet nga ministrat nuk ndaluan me qëllim që të viheshin re nga Rama. Fotoja tregon Ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani qartësisht indiferent ndaj fjalimit të KryeRilindasit dhe zgjedhjen e tij për të mos qenë pjesë e këtij show politik. Fjalimi I mbajtur sot nga Manjani ka goditur rëndë kryeministrin dhe ka hedhur dritë mbi ‘aventurat’ e ministrave të tij e falsifitetin që rrethon administratën Rama.