FOTO-VIDEO/ ‘Ja si u dhunua dhe u uzurpua bashkia e Përrenjasit nga kryetari imagjinar dhe dallkauk’

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka denoncuar ditën e sotme me foto dhe video hyrjen me forcë nga persona të pa autorizuar, në prezencën e Policisë së Shtetit në ambientet e Bashkisë Përrenjas.

“Kryetari dallkauk dhe Këshilli imagjinar nuk përfaqësojnë qytetarët e Përrenjasit sepse kanë dalë nga një proces farsë dhe monist. Përgjegjësia do të bjerë mbi këdo që dhunon dhe uzurpon institucionet shtetërore.” – shkruan Braimllari në një postim në Facebook.

Sigal

Postimi i plotë i Braimllarit:

Rilindja nëpërmjet një Kryetari Bashkie imagjinar dhe dallkauk në Përrenjas dhunon dhe uzurpon institucionin e Bashkisë Përrenjas. Në prezencë të Policisë së Shtetit, persona të pa autorizuar kanë dhunuar dhe uzurpuar Bashkinë e Përrenjasit duke sjellë modelin e vërtetë të Rilindjes dhe Edi Ramës: uzurpo, dhuno dhe shkatërro.
Kryetari dallkauk dhe Këshilli imagjinar nuk përfaqësojnë qytetarët e Përrenjasit sepse kanë dalë nga një proces farsë dhe monist. Përgjegjësia do të bjerë mbi këdo që dhunon dhe uzurpon institucionet shtetërore.  

Gepostet von Endrit Braimllari am Freitag, 2. August 2019